E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshtë zhvilluar mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike, i cili diskutoi mbi Programin Buxhetor Afatmesëm 2004-2006. Në fillim të kësaj mbledhjeje, Kryeministri Nano vle

Eshtë zhvilluar mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike, i cili diskutoi mbi Programin Buxhetor Afatmesëm 2004-2006.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, Kryeministri Nano vlerësoi se "Programi Buxhetor Afatmesëm 2004-2006 shënon një progres të konsiderueshëm si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe nga ajo cilësore, pasi thellësia dhe shtrirja e analizës sektoriale shtrihet në të gjithë komponentët e buxhetit".

Më pas, Kryeministri i ka deleguar drejtimin e mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike, Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Integrimit, zonjës Ermelinda Meksi.

Programi Buxhetor Afatmesëm 2004-2006 synon përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike, zbatimin e ligjit "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", si dhe reformën në administratën publike. Programi Buxhetor Afatmesëm 2004-2006 është përgatitur nga Ministria e Financave në bashkëpunim me ministritë e tjera dhe insitucionet buxhetore.

PBA 2004-2006 përbën një nga instrumentat më të rëndësishëm financiare të shtetit për realizimin e politikave dhe prioriteteve të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik Social. Ky program siguron një koordinim më të mirë midis të gjitha iniciativave dhe obligimeve të qeverisë me insitucionet ndërkombëtare si FMN, BB, BE, NATO, etj.

Ky program ka disa objektiva të cilat synojnë në:

- Vendosjen e një disipline financiare për një periudhë afatmesme duke synuar forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetin makroekonomik.
- Përmirësimin e lidhjes dhe harmonizimit të politikave sektoriale me burimet e financimit duke siguruar një lidhje organike midis SKZHES-PBA-Buxheti Vjetor.
- Prioritizimi më i mirë i shpenzimeve publike nëpërmjet përcaktimit të kritereve më të plota në vlerësimin e programeve dhe projekteve.
- Përmirësimin e disiplinës financiare në proçesin e programimit buxhetor duke filluar nga respektimi i tavaneve sektoriale, deri tek respektimi i kufijve sipas programeve brenda sektorit për të eleminuar rialokimet gjatë zbatimit.
- Përmirësime proçeduriale në miratimin, vlerësimin dhe përfshirjen në buxhet të projekteve të investimeve.

Programi Buxhetor Afatmesëm 2004-2006 mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik Social, e cila iu nënshtrua një proçesi të gjerë rishikimi dhe në Marrëveshjen trevjeçare PRGF të nënshkruar me FMN-në.

Në mbledhjen e Komitetit u vlerësua se në përputhje me këtë strategji, edhe për vitet 2004-2006, Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorët prioritarë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, çështjet sociale, bujqësia, etj.

Në këto kushte është e rëndësishme që dikasteret të rrisin efektivitetin e përdorimit të burimeve, të kryejnë më mirë prioritizimin e programeve bazuar në mundësitë e absorbimit të burimeve, si dhe të rriten kapacitetet programuese.

Ministri i Financave, Kastriot Islami bëri një prezantim më të detajuar të Programit Buxhetor Afatmesëm 2004-2006, i cili u pasua nga diskutimi i ministrave për sektorë të veçantë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›