E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim me Historine teatri qe evokon ngjarjet e diktatures

 “Takim me Historinë”- kështu është titulluar Teatri Dokument, i cili evokon ngjarjet më tronditëse të diktaturës në përndjekje të intelektualëve shqiptarë dhe terrorit komunist, që u aplikua në masën e popullit për 45 vjet me radhë. Kjo është nje përpjekje artistike për të pasqyruar panoramën e intelektualëve, të persekutuar gjatë regjimit komunist.
Historia e këtij "Takimi historik" – do të ketë edhe dëshmitarë okularë që rrefejne përjetimet e asokohe.
Kjo pjesë e dokumentuar e historisë do të ketë edhe një tis artistik që shoqërohet me imazhe koreografike, që kthejnë në simbole artistike dramën e ngjarjes na rrëfen regjisorja Sonila Kapedani
Aspekti i lëvizjeve koreografike është realizuar nga Arjan Sukniqi, si bashkëpunim mes Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Qendrën kulturore "Tirana" (Teatri i Metropolit).
Në këtë eksperiment teatror përfshihet dhe një pjesë dramaturgjike që zbërthen botën psikologjike të individit nën presionin e diktaturës të shkruar nga Ferdinand Hysi, me titull “Qen bir…i një qeni”, monodramë qe interpretohet nga Pjerin Vlashi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›