Konference per Sirine ne Tuniz
Një konferencë po mbahet në Tunizi për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje për situatën gjithnjë e më të tensionuar në Siri. SHBA, Evropë dhe Vendet Arabe po planifikojnë për të sfiduar Presidentin Bashar al-Assad, mirëpo ende po hasin me kundërshtimin e dy përkrahësve të Assad, Rusisë dhe Kinës. Të dy vendet janë përballur shpesh me kritika të ashpra nga perëndimorët për bllokimin e rezolutës për paqe në Këshillin e Sigurimit.
Konferenca po punon për një rezolutë, ku do të kërkohet një armpushim i menjëhershëm në Siri. Ndërsa mund të emërojë gjithashtu opozitën siriane si përfaqësuese të ligjshme të sirianëve, duke i dhënë asaj mbështetje të plotë. Në prag të Konferencës, OKB-ja dhe Liga Arabe kanë caktuar ish-sekretarin e OKB-së, Kofi Annan, si emisar special për Sirinë.
"Annan do të angazhohet për fundin e dhunës dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Siri",-thuhet në deklaratën e OKB-së.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se të gjitha vendet duhet të zbatojnë rreptësisht masat që ata kanë rënë dakord .
Kryeministri britanik David Cameron tha se ishte me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mblidhej për Sirinë. Një deklaratë e njëjtë vjen dhe nga ministri i jashtëm francez, i cili tha se konferenca është e nevojshme të ushtrojë presionin maksimal mbi qeverinë siriane.
E ndërkohe që sulmet në qytetet siriane sa vijnë e behën me intensive aktivistët bëjnë me dije se më shumë se 90 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit .
Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Deri tani flitet për të paktën 6 mijë viktima.