Bolivi-protesta dhjetera demonstrues perleshen me policine

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara janë përleshur me forcat policore në Bolivi gjatë një proteste ku bënin thirrje për subvencione shtetërore më të larta.
Disa protestues janë lënduar, pasi ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e forcave policore në qytetin kryesor të vendit La Paz. Forcat policore kanë përdorur sprai piperi për të parandaluar demonstruesit. Rreth 50 protestues me aftësi të kufizuara dolën kundër qeverisë vendase. Ata kanë qëlluar kundër forcave policore me shkopinj dhe gurë. Protestuesit u shprehën për BBC-në, se të jetosh me aftësi të kufizuara në Bolivi nuk është aspak e lehtë, shumica e ndërtesave nuk janë të arritshme për personat në një karrige me rrota dhe gjithçka përkeqësohet kur je i varfër. korrespondenti i BBC-së bën me dije se personat me aftësi të kufizuara nuk mund të shkojnë në punë apo në shkollë.