Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, vendoset qendrimi i opozitës
TIRANE - Eshte mbledhur sot në mesdite Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet me dyert të mbyllura dhe kryesohet nga kryetari socialist Edi Rama. Pritet qe deputetet të vendosin rreth qëndrimit të mëtejshëm të opozitës në lidhje me kërkesat për hapjen e kutive të votimit, në kushtet kur mazhoranca këmbëngul se kërkesat janë ilegjitime dhe bien ndesh me vendimet e gjykatave.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të ketë një deklaratë zyrtare për mediat pas përfundimit të saj. Ajo që dihet është se në këtë mbledhje është i pranishëm edhe deputeti socialist i "Lëvizjes për mendim ndryshe" Arben Malaj.