E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Krimeve te Renda me kerkese te akuzes vendos dy pergjime ne dite

ANALIZA - Gjate 2010-es prane Prokurorise se Krimeve te Renda jane shqyrtuar gjithsej 1413 ceshtje numer ky i ardhur ne rritje ne krahasim me vitin 2009 ku gjithsej ishin shqyrtuar 991 ceshtje penale


TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet me kerkese te organit te akuzes vendos dy numra pergjimi ne dite per persona qe dyshohen per aktivitet kriminal.

Ky fakt konfirmohet nga te dhenat e lexuara nga kryetarja e komanduar e kesaj gjykate gjyqtarja Etleva Deda e cila nder te tjera theksoi se per vitin 2010 me kerkese te prokurorise jane depozituar 840 kerkesa per pergjim.


Gjate vitit 2010 ka nje rritje te ndjeshme te kerkesave per pergjim ku arrin ne 840 kerkesa rreth 257 me shume se vitin e kaluar-tha gjyqtarja Deda qe ushtron detyren e kryetares se komanduar prane kesaj gjykate.


Ne vazhdim te leximit te analizes vjetore gjyqtarja Deda vuri theksin edhe tek arsyet e zvarritjes se proceseve gjyqesore prane Gjykates per Krime te Renda.
Ndonese ka ndryshim nga vitet e meparshme pasi nje gje e tille ka ardhur duke u rregulluar perseri nje nder shkaqet e zvarritjeve ne gjykim mbetet mungesa e avokateve mbrojtes te te pandehurve ndryshimet e here pas hershme te tyre.


Kjo rezulton te jete edhe arsyeja kryesore e zgjatjes se proceseve gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda-tha gjyqtarja Deda duke kujtuar se per keto zvarritje vazhdimisht eshte njoftuar me relacione perkatese edhe Dhoma Kombetare e Avokatise por eshte vene ne dijeni edhe ministri i Drejtesise.


Gjithashtu gjate parashtrimit te te dhenave te analizes vjetore kryetarja e komanduar Deda theksoi se gjate vitit 2010 prane institucionit qe ajo drejton jane shqyrtuar gjithsej 1413 ceshtje numer ky i ardhur ne rritje ne krahasim me vitin 2009 ku gjithsej ishin shqyrtuar 991 ceshtje penale.


Nga totali i ketyre ceshtjeve sipas gjyqtares Deda rezulton se gjate 2010-es ka renie te numrit te te pandehurve ne krahasim me vitet e kaluara duke saktesuar se edhe ceshtjet e organizatave dhe te grupeve te strukturuara kriminale ka renie.


Nga ana tjeter sipas analizes rezulton se ka nje rritje te procedimeve penale per akuzat e trafikimit te lendeve narkotike ne krahasim me vitin e kaluar. Po kjo gjykate sipas te dhenave te analizes rezulton se gjate vitit 2010 ka dhene pese vendime me burgime te perjetshme per pese persona te ndryshem te akuzuar per vepra te renda penale ndersa jane deklaruar te pafajshem 8 persona nga totali prej 116 te pandehurve qe jane gjykuar prane kesaj gjykate.

Gjate 2010-es jane gjykuar

111 Kerkesa per gjykim ceshtje themeli
246 Masa sigurimi
108 Kerkesa per informacion per Masat e Sigurimit
22 Kerkesa per sekuestro ne baze te ligjit Antimafia
840 Kerkesa ne lidhje me pergjimet
86 Kerkesa te tjera penale


Jane shqyrtuar ceshtjet dhe veprat penale

24 ceshtje me 72 te pandehur per akuzen e trafikimit te lendeve narkotike dhe trafikimit dhe mbajtjes se armeve dhe municioneve
10 ceshtje me 12 te pandehur per akuzen e trafikimit te qenieve njerezore
7 ceshtje me 14 te pandehur per akuzen e trafikimit te armeve
1 ceshtje me 1 te pandehur per akuzen e ndihme per kalim te paligjshem te kufirit
1 ceshtje me 5 te pandehur per akuzen e Krijimit te organizates kriminale
13 ceshtje me 21 te pandehur per akuzen e rrembimit ose mbajtjes peng te personit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›