E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkohen armet e 14 gezhojave 9 mm te gjetura ne oborrin e Kryeministrise

Gjate tre diteve te fundit institucioni i akuzes ka sekuestruar ne Garden e Republikes edhe kater regjistra te armeve ku jane te shenuara emrat numrat dhe lloji i armes qe efektivet e Gardes kishin ne perdorim diten e demonstrates

TIRAN- Grupi hetimor qe po heton pasojat e demonstrates se 21 janarit vazhdon te kerkoje nga Garda e Republikes armet e kalibrit 9 mm per te zbuluar se kush jane perdoruesit e armeve nga tytat e te cilave kane dale 14 gezhojat e gjetur ne oborrin e kryeministrise.


Jane keto 14 gezhojat e kalibrit 9 mm te cilat jane gjetur ne pjesen veriore te oborrit te kryeministrise bashke me 117 gezhojat e tjera te cilat sipas akt-ekspertimit me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 ka rezultuar se jane shkrepur nga armet e gardisteve Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli Sadik elaj dhe i arrestuari Agim Llupo.


Sipas burimeve zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme mesohet se grupi hetimor i ceshtjes se 21 janarit vetem pak dite me pare ka sekuestruar dhe derguar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore edhe 25 arme te tjera te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm qe jane perdorur diten e demonstrates nga efektivet e Gardes.


Edhe pse kane kaluar gati nje jave nga keto dorezime ekspertet e laboratorit qe ndodhet prane ministrise se Brendshme nuk kane njoftuar per perfundimin e ekspertimeve balistike e krahasuese te ndonjeres prej ketyre armeve me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes.


Gjithashtu po keto burime konfirmuan se gjate tre diteve te fundit institucioni i akuzes ka sekuestruar ne Garden e Republikes edhe kater regjistra te armeve ku jane te shenuara emrat numrat dhe lloji i armes qe efektivet e Gardes kishin ne perdorim diten e demonstrates.


Po behet keqyrja e ketyre regjistrave per te identifikuar personat qe diten e 21 janarit kishin ne perdorim pistoleta te kalibrit 9 mm. Me identifikimin e perdoruesit do ti kerkohet atij dorezimi i armes per tiu nenshtruar ekspertimi balistiko-krahasues mes gezhojes dhe armes per te provuar shkencerisht se mos eshte ai pronari i ndonjeres prej 14 gezhojave qe ende nuk jane identifikuar se nga cila arme jane shkrepur-thane burimet duke ngritur dyshime se diten e demonstrates Gardistet mund te kene qelluar edhe me pistoleta pervec armes se llojit MP-5.


Gjithashtu po ky grup hetimor ka ngritur dyshime se Garda e Republikes mund te kete fshehur armet nga te cilat jane nxjerre keto 14 gezhoja por nje gje e tille sipas tyre duhet verifikuar me pare me armet e tjera qe tashme i jane nenshtruara ekspertimit. Kohe me pare konkretisht me 8 shkurt 2011 ekspertet kane perpiluar raportin e ekspertimit me nr. 1022 ku jane identifikuar kater armet nga te cilat jane shkrepur 117 plumba gezhojat e te cileve jane gjetur ne oborrin e kryeministrise.


Nderkohe para hetuesve te ceshtjes asnjeri nga keta kater gardiste Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli Sadik elaj apo edhe i arrestuari Agim Llupo nuk kane pranuar se kane qelluar ne drejtim te turmes se demonstruesve por ne ajer. Kete pretendim kane mbajtur te kater gardistet qe ishin sipas planit te masave grupi i zjarrit edhe pse ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise qe kane nje lartesi prej 1.60 deri 1.80 cm jane gjetur gjurme predhash te cilat ne disa raste jane edhe tejshpuese.


ka ka ngritur dyshimet dhe konkluzionin e prokurorise se gardistet kane qelluar pervec se ne ajer edhe drejt turmes se demonstruesve qe ishin grumbulluar para kryeministrise duke kerkuar largimin e qeverise.


Gjate ketyre te shtenave sipas prokurorise kane gjetur vdekjen shtetasit Hekuran Deda Ziver Veizi Faik Myrto dhe Aleks Nika ndersa jane plagosur 6 demonstrues te tjere te gjithe jashte rrethimit te kryeministrise.


BOX ARKIV

Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057394 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.


Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057383 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Sadik ela ka shkrepur 10 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.


Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057402 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Ahmetaj ka shkrepur 46 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.


Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 244 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Agim Llupo ka shkrepur 43 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›