E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet intensive, rektori i UT merr mbeshtetje absolute

Prof. Dr. Dhori Kule ka vijuar turin e takimeve me pedagoget e Fakultetit te Gjuheve te Huaja. duke shpalosur para tyre platformen e punes se tij ne drejtimin e Universitetit te Tiranes per 4-vitet e ardhshme. Dhe ashtu si ne te gjitha fakultetet e tjera, ai mori mbeshtetje maksimale nga te gjithe. "Kam nderin qe te mirepres Prof. Dr. Dhori Kulen i cili rikandidon per postin e Rektorit te Universitetit te Tiranes." - tha Prof. Edmond Tupja ne nisje te fjales se tij. Ai vleresoi platformen e hartuar nga prof. Kule, duke e cilesuar si nje platforme te qarte, por mbi te gjitha punen qe ai ka bere deri me tani ne mbrojtje te vlerave dhe interesave te universitetit publik. "Do ju them thjesht qe Prof. Kulen e kam njohur ne momente perpjekjesh sic ishin ato ne mbrojtje te arsimit publik per te kundershtuar Ligjin e Arsimit te Larte. Se bashku kemi bere perpjekje te perbashketa qe universiteti te ecte perpara. Fakti se Prof. Dhori Kule ka mbrojtur interesat e studenteve dhe te pedagogeve e ben ate te besueshem per te marre nje mandat te dyte te detyres se veshtire te drejtimit te universitetit tone." - ka vijuar Prof. Tupja. Ai tha se Fakulteti i Gjuheve te Huaja eshte fakulteti i fundit, i permbylljes se takimeve te Prof. Dr. Dhori Kules dhe ky eshte nje tregues i mire dhe ogur i mbare.

Ne fjalen e tij, prof. Kule vleresoi mbeshtetjen e pedagogeve te Fakultetit te Gjuheve te Huaja dhe shprehu bindjen se bashkepunimi do te vazhdoje. "Vij sot tek ju ne shenje respekti te vecante, pasi para 4-vitesh ju me keni dhene mbeshtetjen me 80% te votave. Ndaj ndjej detyrimin me te madh qe te prezantoj perballe jush platformen time te punes, dhe t'i pergjigjem cdo pyetje ose paqartesi qe ju mund te keni" - tha Prof. Kule. Edhe ne kete takim ai tregoi se rektori si institucion ka detyrimin e respektimit te institucionit te zgjedhjeve perballe universitetit dhe shoqerise shqiptare. "Pikerisht ne daten 20 Shkurt do te verifikohet sesi eshte punuar ne keto vite." - theksoi ai.

"Megjithese punet jane bere mire, ka ende shume pune per te bere akoma" - nenvizoi Prof. Dhori Kule. Ai tha se kishte detyrimin per t'u paraqitur perballe studenteve, pedagogeve dhe stafit administrativ me nje platforme te perpiluar brenda kompetencave te Rektorit. Rektori pohoi se i gjithe boshti i funksionimit te Universitetit te Tiranes per 4-vitet e ardhshme permblidhet ne tre shtyllat kryesore: kerkim shkencor, mesimdhenie cilesore, infrastrukture moderne te integruara me stafin dhe studentet e motivuar. Ne kete kontekst, Prof. Kule permendi serish ne fokus pedagoget dhe statusin e tyre me kontrata te perhershme per te eliminuar cdo keqinterpretim te mundshem. "Pedagoget ne vetvete jane qenie integrale, prandaj rektorin e keni dhe do ta keni gjithmone ne mbrojtje te interesave tuaja" - tha ai. Edhe ne kete fakultet, Prof. Kule solli serish ne vemendje te pjesemarresve ceshtjen e pagesave te pedagogeve. Ai shprehu se eshte e domosdoshme qe pedagoget te kene pagesa te pershtatshme ne menyre te tille qe mos te jene te detyruar te shkojne te punojne ne ambiente te tjera ku nuk marrin te njejten kenaqesi si ajo e te punuarit me studentet e Universitetit te Tiranes, si edhe rendesine qe pedagoget te paguhen per oret shtese mesimore qe zhvillojne.

Gara ku ne fund fiton UT

Prof. Kule trajtoi ceshtjen e ndryshimeve qe ndodhen ne Ligjin e Arsimit te Larte te cilat lehtesuan pengesat per te rikandiduar ne postet drejtuese te universitetit. "Eshte nje gare e shendetshme, e cila qe ne nisje te saj nuk prodhon te humbur ose te fituar, pasi ne perfundim te saj fiton Universiteti i Tiranes, fitojne studentet, pedagoget dhe te gjithe aktoret e tjere" - tha Prof. Kule.

Doktorantet, rishikim afateve studimore

Lidhur me statusin e pedagogut dhe vecanerisht te atyre qe jane ne proces te realizimit te ciklit te trete te studimeve, dr. Kule tha: "Per te gjithe doktorantet, do te rishikohet edhe njehere pjesa e afatit ligjor te fillimit te studimeve te tyre te ciklit te trete, duke marre ne konsiderate Masterin e Nivelit te Dyte qe ata mund te kene kryer si dhe do te rishikohet pjesa e pageses qe ata bejne per studimet e nivelit te trete duke u perjashtuar nga pagesa dhe duke e kompensuar ate me pune te realizuara ne departament".

"UT, nje pasuri e madhe kombetare"

Prof Kule pohoi serish rendesine e arsimit te larte, dhe Universitetit te Tiranes duke e cilesuar nje pasuri te madhe kombetare qe duhet ruajtur dhe konsoliduar me tej ne te ardhmen. "Sfida e madhe per arsimin ne pergjithesi dhe per arsimin e larte ne vecanti eshte sfida e komercializimit te arsimit si pasoje e perhapjes te universiteteve private ne mase. Prandaj ne duhet te mbrojme universitetin tone."- tha Prof. Kule. Ai foli dhe per ndryshimet e fundit qe jane bere ne Ligjin e Arsimit te Larte duke theksuar serish pozicionin e tij si Rektor i Universitetit te Tiranes por edhe si Kryetar i Konferences se Rektoreve, ne mbrojtje te universiteteve publike. Ne lidhje me problemin e financimit te universiteteve publike, Rektori Prof. Dhori Kule theksoi se ai eshte zgjidhur.

Pensionet e pedagogeve

Prof. Dhori Kule ka sjelle ne vemendje dhe ceshtjen e pensioneve te pedagogeve. Ai theksoi rendesine e mbajtjes se nje qendrimi pozitiv ndaj pedagogeve qe jane aktive, por edhe nje qendrim mbeshtetes ndaj pedagogeve te rinj ne menyre qe te garantohet vazhdimesia e brezave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›