Basha në zyrën e Ina Ramës, shkrihen akujt mes prokurorisë e qeverisë
Lulëzim Basha këtë herë ka hyrë në Prokurorinë e Përgjithshme jo si i pandehur, por në postin e ministrit të Brendshëm ku ka zhvilluar për 60 minuta një takim me kryeprokuroren Ina Rama. Pas përfundimit të këtij takimi ministri Basha ka treguar se çfarë është diskutuar dhe bashkëpunimin mes organit të akuzës dhe policisë. "Patëm një bisedë për ligjin antimafia. Diskutuam gjithashtu edhe për ligjin e oficerëve të policisë gjyqësore", u shpreh ai.
Ndërsa për projektligjin për oficerët e policisë gjyqësore ministri i Brendshëm ka pohuar se gjithçka për të është keqkuptuar dhe se mes dy organeve të drejtësisë do të ketë një bashkëpunim të ndërsjelltë.