Timoshenko akuzon Janukoviç para balotazhit
Kryeministria e Ukrainës Julia Timoshenko po akuzon
rivalin e saj Viktor Janukoviç se po përpiqet të vjedh zgjedhjet presidenciale
të balotazhit të djelën duke nxitur ndryshime në ligjin elektoral përmes parlamentit.Ndryshimi nga Partia e Rajoneve e zotit Janukoviç heq
kërkesat për të njëjtin numër përfaqësuesish nga të dy kandidatët për të qënë
pjesë e komisioneve lokale zgjedhore kur të numërohen votat.Zonja Timoshenko tha se në se presidenti Viktor Jushçenko
i firmos ndryshime në ligj, kjo do të ishte fundi i zgjedhjeve të drejta në Ukrainë.
Ajo tha se ndryshimet do ti bënin zgjedhjet falco dhe të parregullta.Përkrahësit e zotit Janukoviç thanë se ndryshimet janë të
nevojshme për të ndalur përkrahësit e kryeministres të përpiqen të satobojnë
votën.Zonja Timoshenko dhe zoti Janukoviç përballen në balotazh
të djelën, pas raundit të parë të zgjedhjeve muajin e kaluar.