Takimi Berisha-Rama, ne shtysën e ndërkombëtarëve

Takimi pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme rreth 20:30 minuta në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe janë zhvilluar takimet e fundit të kreut të PD-së me aleatët në qeverisje.
Përveç ndërhyrjes së ambasadorit të BE-së, “shtysë” në këtë drejtim ka pasur edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Dy ditë më parë, mësohet se komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Rama, ku kërkon një zgjidhje brenda datës 7 maj.
“Dëshira e Brukselit ka qenë dhe mbetet zgjedhja sa më e shpejtë e Presidentit sipas gërmës dhe frymës së Kushtetutës. U takon partive politike shqiptare që të bëjnë të mundur që kjo situatë të kapërcehet, e të mos krijohen probleme shtesë. Ne do të dëshironim që zoti Sanino ta gjente Tiranën me kreun e ri të shtetit, në mënyrë që palët të angazhohen plotësisht në tryezë për të mbyllur reformën zgjedhore e gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet”, thuhej në letër.
Pas takimit që do të zhvillohet sonte në mbrëmje, do të nisin përgatitjet për mbledhjen e një tryeze të partive politike për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, tashmë kur kanë kaluar të gjitha afatet. Përmbyllja e këtyre reformave, do t’i japë një shans më të madh Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. /Start
2012-06-03 09:50