Policët e rënë, A. i Popullit: Nishani shpjegime përmospagesat

Kërkesa u bë pas ankesës që kanë bërë pranë këtij institucioni të pesë grave, bashkëshortët e të cilëve janë vrarë ose kanë humbur jetën duke qenë në radhët e Policisë së Shtetit.
Kërkesa e Avokatit të Popullit për shpjegime nuk është marrë parasysh nga Ministria në fjalë, edhe pse është dërguar dy muaj më parë. Për këtë arsye, ky institucion i kërkoi publikisht shpjegime ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
“Të pesë ankueset kërkojnë ndërhyrjen e institucionit tonë që t’u jepen të drejtat ligjore të garantuara nga aktet normative në fuqi. Ndonëse afati ligjor i kthimit të përgjigjeve kaloi, ato nuk na u dërguan. Vonesa e kthimit të përgjigjeve ka sjellë vonesa të procesit të shqyrtimit dhe përfundimit të ankesave të shtetaseve që i janë drejtuar institucionit tonë. Për këto arsye kërkojmë të dërgoni sa më shpejtë shpjegime rreth pretendimeve të secilës ankuese të parashtruara më sipër”, thuhet në reagim. /Start/
2012-06-03 08:45