Vlorë, dallgët pengojnë ankorimin e tragetit, pasagjerët në det mbi 3 orë
VLORE- Deti me dallgë dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme për tragetin e linjës Brindizi- Vlorë.
Kapiteneria e portit thotë se deti është me forcë 6 ballë në gji, dhe 8-9 ballë në det të hapur dhe era e fortë që frynte në drejtim të jugperëndimit, me shpejtësi 65km/orë nuk ka lejuar ankorimin në port të tragetit. Trageti me 250 pasagjerë në bord nuk mund të ankorohet, ndërkohë që prej 3 orësh pasagjerët kanë ngelur në det.
Kapiteneria e portit pezulloi daljen në det të çdo mjeti lundrues. Anijet e mëdha mbeten në radë brenda gjirit të Vlorës, ndërsa peshkarexhat janë ankoruar në bregdetin e Zvernecit.
(sg/shqiptarja.com)