E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet nje rimekembje ekonomike, ne gjysmen e dyte te vitit

Analistet e Raiffeisen Bank International AG (RBI) shpresojne per nje rimekembje ekonomike ne gjysmen e dyte te ketij viti. “Aktiviteti ekonomik ne Evrope dhe SHBA, mbetet i ngadalte. Megjithese treguesit si ISM dhe indeksi ifo, tregojne vazhdimisht per nje ndjesi me te mire midis kompanive, permiresimi duhet ende te konfirmohet nga fakte te forta sic jane udhezimet e reja”, tha Peter Brezinschek, kreu i Raiffeisen Research. Megjithate eksperti i Research, eshte i sigurt. Edhe perpara mesit te vitit, eksportet neto do te sjellin shenjat e para te rritjes ekonomike dhe si rrjedhoje, do te stimulojne investimet. Tregu i fuqishem i punes dhe zhvillimet pozitive te pagave per punonjesit ne vendet kryesore te Eurozones rreth Gjermanise, jane argumente te metejshme qe cojne ne nje trend rrites te konsumit privat. “Renia e normes se inflacionit ne 2013, do te hape me shume mundesi per perfitime ne te ardhurat reale. Efektet ne te ardhura ende priten te fillojne te luajne nje rol nga 2014 e ne vazhdim”, tha Brezinschek. Parashikimi i ketij viti per GDP ne Eurozone, duket i varfer ne nje veshtrim te pare, me performance negative ne prognozen me minus 0.1 per qind duke qene se gjysma e pare e vitit mund te kaloje ne menyre kaotike. Ne teresi, trend i pergjithshem ne 12-18 muajt e ardhshem duhet te jete me i larte. Divergjenca ne aktivitetin ekonomik brenda Eurozones ka mundesi te zgjase pak. Shkurtimet e buxhetit te implementuara ne SHBA ne mars perputhen me projeksionin prej 1.5 per qind per GDP te parashikuar nga analistet e Research per 2013.

Likuiditeti global, eshte i dobishem per klimen e investimeve

Rritjet e ndjeshme ne cmimet e kapitalit gjate muajve te pare te 2013, rezultuan ne perafrimin ose edhe tejkalimin e pikut ne disa tregje. Likuiditeti global eshte i dobishem per klimen e investimeve, se bashku me pritshmerite per nje rimekembje ekonomike ne gjysmen e dyte te vitit. Per sa kohe qe treguesit kryesore nuk bien serish si ne 2012, zhvillimet pozitive ne cmime do te vazhdojne. Primet e yieldit ne bondet e korporates, duhet gjithashtu te mbeten ne nivele te uleta historikisht. Faktoret e riskut mbeten formimi i qeverise ne Itali, model i ardhshem i biznesit ne Qipro dhe rezistenca ne ecjen perpara me reforma ne France.

Zhvillimi Euro/dollar

Qe nga fillimi i vitit, levizjet e normave ne EUR/USD, u shenuan kryesisht nga kriza e borxhit ne vendet e Eurozones. “Sapo te vendoset nje qeverisje e zbatueshme, rreziku i riskut ne tregje do te largohet serish. Si rezultat, diferenca e yieldit do te ngushtohet serish. Ne kete rast, euro do te fitoje me shpejtesi, duke levizur drejt nje norme prej 1.35 kundrejt dollarit. Mbetet gjithmone risku nese nuk arrihet marreveshja e zbatueshme per qeverine ne Itali”, sipas raportit te strategjise te Raiffeisen Research per tremujorin e dyte te 2013.

Kapitalet Evropiane me nje potencial me te mire, kthimi ne afat te gjate

Duke pare fazen e siperme te S&P 500, ne te cilen eshte regjistruar nje vlere e larte, ka zgjatur historikisht me pak se 5 vjet me cmimet qe rriten mesatarisht 155 per qind. Trendi aktual ne rritje filloi pothuajse saktesisht kater vjet me pare dhe deri tani, tregu ka siguruar nje perfitim prej rreth 130 per qind. Keto vezhgime konfirmojne qe cikli i tregut te kapitalit ne SHBA ka arritur fillimin e fazes se tij te maturimit. Tregu Evropian i kapitalit ka pare zhvillime, kryesisht te shkaktuara nga reniet ne rezultatet e korporates ne vendet periferike dhe pesha e larte e sektorit financiar. “Kundrejt sfondit te kushteve te qendrueshme financiare dhe kushteve te plogeta ne tregun e punes, ky trend ne rritje ne perfitime nuk pritet te mbaroje ne te ardhmen e afert”, tha Helge Rechberger, drejtore e kerkimit te Tregut te Kapitalit. “Marzhet goxha te larta aktuale te SHBA, do te sugjeronin qe normat e rritjes me te uleta se mesatarja, mund te parashikohen ne afat me te gjate. Ne Evrope, veshtrimi i pergjithshem persa i perket kesaj eshte me i mire, duke pasur parasysh nivelet me te uleta te fillimit dhe potencialin per rimekembje ekonomike”.

Rritja ne CEE, vetem gjate gjysmes se dyte te vitit

Perpjekjet e perhapura per konsolidimin e buxhetit dhe rritjet modeste ne te ardhurat reale, e kane penguar kerkesen e brendshme ne CEE per ca kohe. Tani edhe normat e rritjes se GDP ne rajon kane rene me perjashtim te disa rasteve. Ndersa shumica e vendeve ne Evropen Qendrore dhe ne Evropen Juglindore, tani po vuajne nga tkurrjet e parashikuara ne performance ekonomike, vendet e CIS po shenojne ende norma pozitive te rritjes. Renia ekonomike ne pjese te medha te Eurozones po i zvarrit eksportet neto ne territore negative. “Nje rritje me domethenese ne CEE do filloje vetem gjate gjysmes se dyte te vitit. Ne Austri, nje permiresim i bute ne rritje do te ndodhe ndoshta pas tremujorit te pranveres”, tha eksperti analist Brezinschek.

Pritshmeria per GDP ne rajonin e CEE ne 2013, eshte 2 per qind (vitin e kaluar:2%). Ne nenrajonet CE, (Evropen Qendrore) 0.5 per qind (vitin e kaluar 0.6%), SEE (Evropa Juglindore) 0.9 per qind (vitin e kaluar -0.3%) dhe ne CIS 2.8 per qind (vitin e kaluar 3.1%). Krahasuar me Eurozonen, parashikimi i GDP per 2013 me -0.1 per (viti i kaluar -0.5%). Ne Austri, rritja e GDP do te mbetet ne 0.5 per qind. Eksportet (+1.9 per qind) dhe investimet (+0.9 per qind) do te sigurojne shtysen e pare ne kete vit.

Kerkese e forte e qeverise per bonot e EQL

Per shkak te yield-it tejet te ulet ne Eurozone, interesi per bonot e qeverise ne EQL eshte rritur ndjeshem. Kerkesa e forte e huase per bonot qeveritare te EQL ka ndihmuar ne uljen e nivelit te yield-it. Ekspertet e kerkimit kane parashikuar qe yield-et e bonove te qeverise ne te gjithe rajonin, do te mbeten te pandryshuar ne pergjithesi deri ne mes te vitit. Ky supozim mbeshtetet nga nderprerjet e vazhdueshme te normave te interesit per shkak te renies se normave te inflacionit. Analistet shohin potencial per tregjet e kapitalit te EQL, ku ata presin te shohin indekset te rriten mes 4 dhe 9 per qind ne fund te tremujorit te dyte. Ne aspektin e performances, Stambolli duhet te marre rolin udheheqes, i ndjekur nga Bukureshti dhe Vjena.

Objektivi ATX: 2,650 ne fund te vitit

Duke pare perpara per fundvitin, tregu i brendshem i kapitalit duhet te vazhdoje te rritet me tej ne 2,650 pike. "Keshtu ne rekomandojme tregun austriak, si nje blerje te paster. Ne gjithashtu do te donim te theksonim atraktivitetin relativ te kapitalit, ne krahasim me investimet ne bono - megjithate, mesatarja e pritur e dividendit te yield-it prej 3.2 per qind per vitin 2013 eshte dukshem mbi yield-in 10-vjecar te obligacioneve qeveritare prej 1,65 per qind, "shpjegon Stefan Maxian, drejtor i kerkimeve te Raiffeisen Centrobank AG (RCB). Deri ne fund te qershorit, Kompania e Kerkimit e RCB-se pret qe ATX, indeksi kryesor i burses se Vjenes, te arrije 2,560 pike. Kjo perkthehet ne nje rritje prej rreth 8 per qind.

Te preferuarat austriake: CA-Immobilien, RHI dhe Flughafen Vien

Ne Austri, analistet e RCB-se, aktualisht rekomandojne ne vecanti aksionet e CA-Immobilien, RHI dhe Flughafen Vien. Ndersa CA-Immobilien dhe RHI ishin nder rekomandimet kryesore te analisteve edhe ne tremujorin e kaluar, Flughafen Vien, u permiresua nga "pritja" per te "blere" perseri vetem javen e kaluar. Ne lidhje me CA-Immobilien, RCB do te theksoj fokusin e grupit ne forcimin e bilancit te saj dhe rentabilitetin rrites. Nje program ne shkalle te gjere per shitjen e pronave ne vitin 2013, duhet te rrise normen e kapitalit me disa pike perqindje, ne menyre qe te parashikohet nje efekt pozitiv vleresimi. Sa per RHI, Stefan Maxian ende e konsideron grupin nje “aksion” industrial me vlere. Fale nje baze kostoje me te vogel, integrimi i intensifikuar i grupit duhet te sjelle nje efekt pozitiv ne fitim. Me kalimin e muajve, ne presim gjithashtu lajme pozitive rreth projekteve te zhvillimit ne vendet BRIC. Flughafen Vien, gjithashtu solli nje surprize pozitive ne tremujorin e katert te vitit 2012, te nxitur nga masat per reduktimin e kostove, te cilat ishin me te theksuara sesa pritej. Tendenca negative ne renie ne numrin e pasagjereve ne dy muajt e pare, pritet te permiresohet ne muajt ne vijim, pas zbehjes se efekteve negative baze, per shkak te reduktimit te kapaciteteve te linjave ajrore.

Zgjedhjet kryesore te EQL: MOL, LUKoil, Azoty Tarnów dhe PKO BP

Ne EQL te preferuarat aktuale te analisteve te RCB-se jane rezervat e naftes MOL nga Hungaria dhe LUKoil nga Rusia, si dhe kompanite polake Azoty Tarnow dhe banka PKO BP. Sipas Maxian renia e cmimit te aksioneve te fundit te MOL nuk eshte e justifikuar rrenjesisht. "Sipas mendimit tone, nivelet aktuale te cmimit te aksioneve jane terheqese, per shkak edhe te pritshmerie te vazhdueshme te cmimeve te fuqishme ", tha Maxian. LUKoil, kompania e dyte private e vajit dhe e gazit me e madhe e integruar vertikalisht ne bote ne drejtim te rezervave, eshte vleresuar aktualisht ne nje zbritje te konsiderueshme ne krahasim me Rosneft, kolegeve te saj te afert. Prodhuesi plehrave Azoty Tarnow eshte shfaqur si nje perfitues nga konsolidimi i industrise kimike polake. Te ardhurat e shitjes pritet te tregojne nje trend pozitiv ne vitet qe vijne, mbi te gjitha per shkak te rritjes se subvencioneve per fermeret polake ne BE. Instalimet e grupit amoniakut jane nder objektet me te efektshme ne bote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›