Takimi Haavisto-Lavrov në një atmosferë të tensionuar

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, të hënën, në Shën Petersburg, në një atmosferë të tensionuar ndërkombëtare.
Takimi mes të dy ministrave mbahet në një atmosferë problematike, sidomos mes BE-së dhe Rusisë.
Çështja numër një në një konferencë shtypi mes dy ministrave, të planifikuar të fillojë në 12 të mesditës, sipas kohës finlandeze, do të jetë fati i Navalny, i cili u dënua me burgim, në fillim të këtij muaji.
Sipas Ministrisë Finlandeze për Punët e Jashtme, temat e tjera në kuadër të këtij takimi përfshijnë marrëdhëniet BE-Rusi, protestat në Bjellorusi, situata në Ukrainë dhe fundi i fundit i luftës Nago-Karabak.
Lavrov dhe Haavisto janë takuar së fundmi në Helsinki në mars të vitit të kaluar./RTKLive