LDK “dënon” fjalimin e Ramës: Nuk përmendi Rugovën
PRISHTINE- Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka “dënuar” fjalimin e kryeministrit Edi Ramës, sot në Kuvendin e Kosovë. Të paktën kështu shkruan sot e përditshmja kosovare, Zëri.
Menjëherë pas takimit të mbajtjes soleme në Kuvend, mësohet se Ismet Beqiri i është drejtuar gazetarëve me një deklaratë, ku ka thënë se kryeministrit Edi Rama, në asnjë moment nuk ka përmendur historinë e krijimit të shtetit ë Kosovës, përkatësisht rolin e ish –presidentit Ibrahim Rugova dhe kohën kur ai ishte i angazhuar për krijimin e shtetit te Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)