E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mësuar me luftë

Skena nga konflikti në Gazë: një baba i ri izraelit ftohet pas katër viteve sërish në shërbim. Në Gazë, një baba palestinez qanë për djalin e tij të vrarë. E vërteta është se që nga dita e shtunë Izraeli ka ndërmarrë mbi 800 sulme ajrore në Gazë, me ç’rast kanë humbur jetën 39 palestinezë, në mesin e tyre edhe 13 civilë. Por çfarë do të ndodhë, nëse Izraeli ndërmerr një ofensivë tokësore? Ish-ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, tërheq vërejtjen nga eskalimi i konfliktit, ndërsa popullata në Gazë ka filluar të përgatitet për një konflikt të gjatë.

Kur Avner shkoi për herë të fundit në luftë, ai pothuajse ishte ende adoleshent. Kjo ndodhi para gjashtë viteve. Thirrja për shërbim erdhi gjatë natës, pas një ahengu me miqtë e tij. Avner atëbotë jetonte me dy shokë të tij në një banesë dydhomëshe në jug të Tel Avivit. “Brenda 24 isha i detyruar të paraqitesha në bazën time”, kujton ai. Atëbotë ai luftoi në Liban, ndërsa tani është ftuar sërish në shërbim. Avner nuk është më një djalë i ri, ngase pas luftës së fundit nuk shkoi shumë kohë dhe ai u martua.

Kujtimet për luftën nuk janë të mira, thotë ai. Aty sheh shumë gjëra të këqija, shumë shpejt dëshiron të bësh diç tjetër, të jetosh, për shembull. Avner nuk flet më shumë. Ai sot ka dy fëmijë dhe frikësohet se shumë shpejtë ai mund të dërgohet në Gazë.

Duket se Izraeli ende nuk ka marrë vendim se a do të ndërmarrë një ofensivë të gjerë tokësore. Megjithatë, kabineti izraelit ka miratuar mobilizimin e 72 mijë rezervistëve. Gjatë aksionit ushtarak në vitin 2008, Izraelit në Gazë i mjaftuan vetëm 10 mijë ushtarë. Por askush nuk beson se me mobilizimin më të madh të rezervistëve që nga viti 1982 Izraeli planifikon të ripushtojë Gazën.

Me gjasë Izraeli nuk dëshiron të dëshmohet i dobët në frontet tjera: kush e di se çfarë mund të bëjnë Hezbollahu apo regjimi i Sirisë, nëse Izraeli përqendron forcat e veta në jug.

A ka menduar Avner ndonjëherë që të injorojë thirrjen për mobilizim? “Jo”, thotë ai me vendosmëri. Tashmë sirenat e alarmit janë dëgjuar dy herë në Tel Aviv. “Në lojë është vendi im, familja ime”, thotë Avner. Një natë para se të fillojë shërbimin, a do të del me bashkëshorten e tij.

Omari sapo kishte filluar të flet. Ishin fjalët e zakonshme: nënë, baba, fjalë që i flet një fëmijë 11 muajsh. “Ishte si rreze e diellit, gjithmonë i qeshur”, thotë nëna e tij e re dhe ndalet. Edhe një ditë pas varrimit të tij, Ahlam e ka të vështirë të pajtohet me faktin se ai nuk është më.

Kur filluan sulmet të mërkurën në mbrëmje, Ahlam kapi në dorë djalin e saj katërvjeçar dhe u strehua në një dhomë të banesës, ku ajo e ndiente vetën më të sigurt. Motra e saj me Omarin mbetën prapa dhe në atë moment u dëgjua shpërthimi. Omari dhe motra e Ahlamit vdiqën.

Banesa e Ahlam dhe Xhihad Mashravit nuk ishte shënjestër. Ajo u qëllua nga mbeturinat e një bombe, i tha Xhihad më vonë BBC-së.

Padyshim se vrasja e Omarit është një padrejtësi e madhe. Debat i nxehtë po zhvillohet edhe nëpër rrjetet sociale. Ata që mbrojnë taktikat e Izraelit po theksojnë se Hamasi është përgjegjës për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm, pasi që po fshehët prapa civilëve.

E vërteta është se që nga dita e shtunë Izraeli ka ndërmarrë mbi 800 sulme ajrore në Gazë, me ç’rast kanë humbur jetën 39 palestinezë, në mesin e tyre edhe 13 civilë.

Por çfarë do të ndodhë, nëse Izraeli ndërmerr një ofensivë tokësore? Ish-ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, tërheq vërejtjen nga eskalimi i konfliktit, ndërsa popullata në Gazë ka filluar të përgatitet për një konflikt të gjatë.

Shumë familje po tentojnë që të dërgojnë pasurinë e tyre në vende më të sigurta, por kjo është pothuajse e pamundshme në Rripin e Gazës, të gjerë 10 dhe të gjatë 40 kilometra. Askush nuk e di se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme të sulmeve.

Situata e rëndë ngarkohet edhe më shumë, duke pasur parasysh faktin se në Izrael ka filluar tashmë fushata zgjedhore. Shumë ministra po kërkojnë sulme edhe më të ashpra kundër Hamasit.

Ushtria izraelite e pranon se intensiteti i sulmeve me raketa është shtuar, pas fillimit të sulmeve izraelite kundër shënjestrave në Gazë.

“Fëmijët e di nuk e dinë se si është jeta pa raketa. Kjo është e papranueshme”, thotë një oficer i ushtrisë së Izraelit, i cili së bashku me familjen e tij jeton në afërsi të kufirit me Gazën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›