Të nderuar anëtarë të Komitetit të Politikave Ekonomike, Të nderuar të ftuar, Nisim diskutimin më të rëndësishëm të vitit, që është arsyetimi për buxhetin kundre
Të nderuar anëtarë të Komitetit të Politikave Ekonomike,
Të nderuar të ftuar,
Nisim diskutimin më të rëndësishëm të vitit, që është arsyetimi për buxhetin kundrejt realizimit të pritshëm të vitit dhe te targeve që Ministria e Financave ka negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për vitin e ardhshëm, të gjitha në funksion të prioriteteve të programit të Qeverisë në të cilin bëjne pjesë.
Komiteti i Politikave Ekonomike ka për detyrë të shqyrtojë paraprakisht dhe t'i paraprijë vendimarrjes në Qeveri përpara paraqitjes për mbrojtje nga Qeveria në Kuvendin e Shqipërisë të projektbuxhetit të vitit 2003 dhe të paketës fiskale në të cilën ai mbështetet. Pra, ky është rasti që të diskutohet midis nesh për prioritetet e rialokuara, të zhvillimit ekonomik të vendit për vitin e ardhshëm dhe në funksion të Programit të Reformave 35- mujore, për të cilën jemi votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Paraprakisht mëe lejoni të përgëzoj drejtuesit dhe stafin e Ministrisë së Financave, drejtuesit dhe stafin e dikastereve të tjera për punën serioze dhe të përgjegjeshme që kanë bërë të shfaqura në përpjekjet për konvergjencë që sjell Projektbuxheti i vitit 2003, që është mbi tryezën tonë sot, që në tërësi garanton realizimin e prioriteteve të Programit të Qeverisë dhe respektimin e marrëvëshjeve më shumë se një vjeçare me institucionet kryesore financiare ndërkombëtare dhe me Bashkimin Evropian, në të cilin sot kemi një raund paraprak, për përgatitjen e negociatave që është vendosur të çelen dhe të gjitha këto vijnë në funksion tëe garantimit për vitit 2003, të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe optimist të ekonomisë në tërësi mbështetur në vlerësime shumë realiste.
Projektbuxheti që kemi përpara sot përfaqëson më shumë se një përpjekje për të ruajtur tendencen e rritjes të treguesve makroekonomikë në tërësinë e priorioriteteve dhe të reformave që në tërësi kurojnë sistemin ekonomik kombëtar dje sjellin përqasje të dukshme në procesin e përafrimit dhe integrimit në BE me parametrat e stabilizim -asociimit.
Duke respektuar prioritetet e vendosura ne programin kombetar te zhvillimit ekonomik dhe social qe eshte nje dokument afatgjate i qeverisjes sone si dhe ne marreveshjet me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore per arsimin, shendetsise, perkrahjen sociale dhe infrastrukturen. Ne parashikojme per vitin 2003 te kryejme me prioritet nderhyrjet trasnformuese ne sistemet energjitike dhe furnizimet me uje te pijshem, jo vetem per shkak angazhimesh te qendrueshme per reformen e administrimit publik ne sektore te rendesisshem per nje jetese normale te popullsise, por dhe sepse vonesa e metejshme, pra ka vonese deri me tash, e nderhyrjejeve per keta dy sektore jetik do ti conte drejt falimentimit me pasoja te pallogaritshme ekonomiko dhe shoqerore.
Me kete projekt buxhet Qeveria shfaqet e vendosur me angazhimin që: me energjetikën dhe furnizimin me ujë të popullatës të orientojë ndërhyrje prioritare në tre nivele;
• investime dhe subvencione publike direkte,
• ristrukturim të sektorëve sipas parametrave të tregut,
• krijim dhe zgjerim hapsirash ligjore dhe ekonomike për futjen e sipërmarrjes private në këta dy sektorë te rendesishem per zhvillimin e gjithe ekonomise.
Baza per kete realiste eshte përvoja e krijuar vecanërisht këta 3 muajt e fundit në menaxhimin e KESH-it. Besoj se nuk ka kohe per te bere autokritiken dhe kritiken e nevojshme sistemi i furnizimit me uje te pijshem. Por ne keto tre muaj jemi perqendruar realisht ne KESH, eshte krijuar nje proces i pakthyeshem per nje menaxhim efikas dhe per kete shkak nuk kërcënohemi me nga përsëritja e krizave të deri djeshme në furnizimin me energji te ekonomise dhe popullsise sepse shëndoshja financiare e korporatës po kryhet me ritme jo vetem të shpejta, por edhe te qendrueshme. Mjafton të sjell ne vemendjen tone se ne 45 ditët e fundit, pa asnjë qindarkë shpenzime nga buxheti aktual i eshte reduktuar me 60% ose 11.5 milion dollarë borxhin e jashtëm disavjecar që Korporata trashëgoi për shkak të importeve të energjisë ne kushte emergjencash. Në të njejtën kohë eshte rritur kryesisht nga prodhimi vendas me 32% më shumë furnizimin e konsumatorëve me energji krahasuar me vitin 2000 dhe 26% krahasuar me vitin 2001.
Me lejoni te terheq vemendjen qe projekt buxheti qe nisim te shqyrtojme sot perben vërtetë domumentin kryesor që përcakton zhvillimin ekonomik dhe social të vendit për vitin e ardhëshëm, por jo gjithshka. Jo te gjitha programet e reformave dhe jo te gjithe angazhimin e ekzekutivit ne ekonomi. Rikujtoj se në Programin e Qeverise sone jemi angazhuar per te realizuar reforma dhe aktivizuar institucione të tregut që mobilizojnë gjithë kapitalin kombëtar dhe aftësitë krijuese e konkuruese të sipërmarrësve shqiptarë, gjithashtu.". Pra, Projekt buxheti dhe paketa fiskale që e shoqërojnë janë pjesë e këtij transformimi që po kryejmë në ekonomi, por nuk jane e gjitha dhe kete nuk e kam per te krijuar ndonje alibi qe justifikon mosrealizime apo qe mbron targete qe dhe brenda maxhorances po kualifikohen ne menyre te pastudiuar, por dua te kuptojme dhe te menaxhojme se bashku sensibilitetet tradicionale te medias dhe te publikut se Qeveria programon ne buxhet gjithcka, cdo nderhyrje dhe gjithcka qe pritet te krijohet ne treg dhe ne shoqerine shqiptare si efekt pozitiv dhe duhet me doemos te vij nga buxheti i shtetit.
Qeveria eshte pergjegjese gjithashtu per nje teresim reformash te institucioneve te shtetit te intitucioneve te tregut te administrates publike te sherbimeve publike. Reforma qe sivjet marrin nje theks te vecante per pershpejtimin dhe hyrjen ne nje faze te re te decentralizimit te qeverisjes, gjithashtu me te cilat krijohen hapesira per me shume sipermarrje legjitime te aktoreve joqeveritare dhe per pasoje me shume efekte te sipermarrjes dhe te iniciatives te faktoreve te tjere te zhvillimit pervec Qeverise ne tregun e vendeve te punes dhe ne tregun e te ardhurave dhe te sherbimeve per publikun. Dua te rikujtoj ne kete funksion se Qeveria ka ne proces shume projekt akte dhe iniciativa qe lidhen me thjeshtëzimin i procedurave administrative për licensimet, lejet, autorizimet per sipermarrje dhe sherbime publike; eleminimin i pagesave kesh në sistemin doganor dhe tatimor; zhvillimin i tregut të kapitaleve nëpërmjet Bursës së Tiranës, pra burses kombetare, të cilat dhe te tjera si keto meqenese jane ne proces rakordomi per implementim me FMN, Bankën Botërore dhe BE do të marrin gjate vitit 2003 trajtën e ligjeve dhe vendimeve normativeqe krijojne hapesira per me shume sipermarrje te ligjshme dhe rezultate prej saj. Me ne fund pra projekt buxheti 2003 dhe paketa fiskale që e shoqëron, garantojnë ndërprerjen e tendences me shume se dy vjecare te renies së ritmit të rritjes së GDP-së, dhe sigurojne progresin real, i cili mungon që prej vitit 2000.
Dhe kjo ndosh pavarësisht dhe ne kushte qe viti 2003 është edhe vit elektoral, pavarsisht nga fakti qe nje angazhim i vendosur per reforma ekonomike dhe financiare si dhe kosto elektorale per cilendo qeveri ne nuk kemi hezituar me ushtrimin e ri buxhetorqe po shqyrtojme per miratim të programojmë në mënyrë të qartë dhe të vendosur pastrimin e borxheve nga nje numer i rendesishem ndërmarrjet publike, duke hequr dorë përfundimisht nga hartimi dhe zbatimi i politikave emergjente apo të fragmentuara qe sjellin perseritje shpenzimesh pa efekt.
Me lejoni te ndalem ne menyre te vecante në pjesën e të ardhurave të buxhetit që për vitin 2003, janë programuar 14.5% më shumë se realizimi i pritshëm i vitit 2002. Nuk po sjell ndonje reminishence se si manipulohet me planet dhe realizimi e pritshme por po sjell ne vemendjen tone dhe te publikut faktin që ne akord te plote me Fondin Monetar Nderkombetar n.q.s ka brenda apo jashte nesh ndonje qe mendon qe ky ushtrim buxhetor apo ushtrimi i pergjegjsive qeverisese per reforma mund te behen pa Fondin Monetar Nderkombetar, por po sjell vleresimin e perbashket te Qeverise dhe FMN se perfundimisht buxheti i sivjetshem projekt eshte kalkuluar mbi baza te nje rritje ekonomike realiste dhe te qendrueshme jo me tregues indirekt qe kane sjelle nje optimizem te paargumentuar dhe jo me tregues investimesh dhe shpenzimesh publike qe mbeshteten ne ritje indirekte dhe te parealizueshme te rritjes ekonomike 7-8% ne vit sic eshte pritur te krijojne efekte ne shpenzimin publik deri tanipor qe nuk eshte kapur dot ky efekt ende. Pra po them se te ardhurat publike te buxhetit per vitin 2003, 14.5 % me shume se realizimi i pritshem i 2002 në shifër absolute perbejne nivelin më te lartë historik te thithjes së kontributeve fiskale në 10 vitet e fundit dhe rregullimet që janë programuar të kryhen në sistemin fiskal, te perfshira jo teresisht ne paketën fiskale që po shqyrtojmë sot, na lejojne te besojme dhe ta firmojme se krijohet një bazë të shëndoshë për të kuruar dizincentivat e vetë sistemit dhe të tregut, duke luftuar ne menyre te vendosur per te zbutur evazionin fiskal dhe duke nxitur vetëdeklarimin tashme jo te pasurive te politikaneve, por te investimeve ne sipermarrjen e ligjshme. Miratimi i kësaj pakete krijon një kuadër të mjaftueshëm për të mbyllur disa nga shtigjet me te ndjeshme ku vazhdon te shprehet evazionizmi, evazioni fiskal dhe te perfitojne evazioniste madje edhe nder vipat fiskal, i cili kuptohet se nuk mund t'i japë efektet që me 1 janar 2003, sepse kërkon kohën e vet të mjaftueshme për zbatim nepermjet rritjes se kapacitetetit te administrates fiskale dhe maturim të efekteve pozitive po prap brenda vitit. Domethene ne
6-mujorin e dytë të vitit 2003 do të kemi një sistem të ardhurash tatimore më të konsoliduar, pra dhe më afer standarteve dhe normativave të Bashkimit Evropian per te cilen monitorohemi dhe negociojme qe ti arrijme. Eshte gjithshtu e vertete qe puna dhe rezultatet e këtyre 3 muajve të funditpa mohuar arritjetdhe strukturen e qendrueshme te sistemit fiskal ne vitet e qeverisjes se kesaj mazhorance perbejne një bazë realiste për të krijuar garanci se targetet e përcaktuara në projekt buxhetin 2003 mbeten angazhuese për të kuruar gjithë sistemin ne nje proces 35 mujor. Të ardhurat e realizuar nga shërbimi fiskal këto 3 muaj nuk ishin kapur asnjëherë më parë dhe kjo nuk eshte propagande megjithëse shumë detyrime fiskale me bazë vjetore ishin vjelë nga subjektet private, taksa paguese qe ne muajt e parë të vitit. Pra statistikat zyrtare tregojne se mesatarja mujore e të ardhurave fiskale për 3 muajt e fundit është 4.5 miliard lekë, ndërsa për periudhat paraardhëse ka qene maksimumi 3.9 miliard lekë. Prandaj nuk mund ti shmangem detyres dhe autoritetit te Kryeministrit per te vlerësuar, se kjo paketë për përmirësimin e sistemit fiskal vjen ndoshta me vonesë, une kete e them edhe si Kryetar i mazhorances, prandaj abuzimi dhe spekullimi cili Kryeminister apo Qeveri luan me cilin Kryeminister apo Qeveri paraardhese le te marre fund. Une njoh si Kryeminister dhe Kryetar i mazhorances se paketa per permirsimin e sistemit fiskal mund te dilte dhe me shpejt, vjen me vonese pasi korrigjimet mbi një sistem të ndërtuar në kushtet e emergjencës së viteve '97 – '99, duhet të ishin kryer më parë, sepse sic dihet nuk përputhet koha e ndërmarrjes së reformave me kohën e vjeljes së rezultateve. Nder kaq besoj nuk na vjen keq qe me gjithe vonesen veprojme ne menyre te vendosur dhe me koherente kete vit qe kemi perpara.
Lidhur me shpenzimet publike në projekt buxhetin 2003, dua të nënvizoj se si vlerë nominale ato arrijnë në nivelin më të lartë historik. Ka dikastere dhe zona apo rajone që kërkojnë më shumë investime, por kjo mbetet sërish më pak se kërkesat e mia si Kryetar i maxhorancës dhe si Kryeministër, i përgjegjshëm për harmonizimin e nevojave me rezervat e brendëshme qe nepermjet manovres fiskale synojne te aktivizohen gjate gjithe vitit dhe kërkesën për reforma te konkorduara me institucionet financiare nderkomebatre dhe BE jashte targeve te te cilave asnje populizem buxhetor nuk mund te justifikohet. Niveli i programuar i investimeve publike 2003 është bazuar në:
• mundësitë reale që krijon realizimi i të ardhurave,
• aftësitë reale të dikastereve dhe njësive të qeverisjes vendore për absorbimin e tyre,
• mundësitë reale për të rritur nivelin e disbursimit të ndihmës së huaj që është e akorduar,
• mënyrën legale dhe me procedura te thjeshtuara administrative pa firo të këtyre investimeve publike gjatë gjithë vitit, pra e theksoj gjate gjithe vitit, sepse do te kete monitorim te vecante qe investimet te hapen shpejt dhe te garantohet livrimi i tyre ne menyre organike gjate 12 muajve.
• Eshte i mbeshtetur ne prioritetet e reja të zhvillimit sipas fushave dhe rajoneve, sic e dini eshte bere nje kujdes dhe pune e vecante per rialokimin e prioriteteve dhe te projekteve sipas qarqeve gjithashtu.
• Dhe me ne fund e gjitha kjo e mbeshtetur ne nevojen dhe programin per eliminimin e fragmentarizimit të fondeve publike dhe të zhdukjes së tyre në vrima të zeza korrupsioni ne komuna bashki dhe projekte te decentralizuara.
Duke pasur parasysh nevojën për një nivel më të lartë shpenzimesh publike ne raport me kete qe arrijme te projektojme dhe te livrojme tani me lejoni te bëj me dije se kam ngarkuar ministrin e Financave që të përgatisë jo per t'ia fshehur publikut dhe Kuvendit por per te sjelle me shume stimuj ne aktivizimin e rezervave te brendeshme qe ekzistojne nje skenar rezerve për investimet publike, nisur nga bindja jonë se reformat e programuara do të japin efekte shtesë brenda vitit.
Shtohet pyetja pse nuk i keni perfshire ne buxhet keto?
Sepse nuk mund t'i programonim këto efekte tërësisht në projekt buxhetin 2003, nisur nga përvoja negative e këtij viti, ku mos realizimi i të ardhurave për shkak të privatizimit solli pasoja negative ne mos realizmin e investimeve publike, sepse duhet te jemi shume korrekt me njeri-tjerin me sipermarrjen dhe me opinionin publik qe një pjesë e efekteve pozitive nga reformat fiskale dhe strutkturore te tregut realizohen nga sipërmarrjet dhe investimet direkte private.
Pra po ritheksoj se një Qeveri cilado aq me shume nje Qeveri per te cilen jemi pergjegjes nuk matet vetëm nga investimet publike që ajo kryen. Qeveria është përgjegjëse (dhe unë si Kryeministër e kam marrë këtë përgjegjësi) për krijimin e hapsirave që sipërmarrja private të rrisë investimet dhe e kontributit celjen e vendeve të punës. Ne po vazhdojmë të analizojmë gjithë kuadrin ligjor që krijon kushte për përfshirjen me te gjere te kapitalit privat në projekte kombëtare zhvillimi dhe në të njejtën linjë, te kurojme i dizincentivat nëpërmjet paketës së re fiskale dhe reformave të tjera transformuese që janë në proces dhe do të miratohen në 3 mujorin e parë të vitit 2003, me synimin e krijimit te të gjitha kushteve te mundshme aktualisht për rritje të investimeve direkte nga sipërmarrja vendase dhe ajo e huaj – për pasojë rritje të GDP-së dhe të ardhurave fiskale gjithashtu. Pra konvergjenca midis elementeve te reformes qe shtojne kapacitetin e administrimit fiskal dhe paksojne evazionin dhe programimit buxhetor qe vene ne fokus nevojen e me shume investimeve publike sjell konvergjencen e punes se ekzekutivit tek zgjerimi i hapesirave per sipermarrjen, punesim dhe efekte ne rritjen ekonomike nga komuniteti sipermarres vendas dhe i huaj. Natyrshem nuk mund te mos rilevojme se një nga elementët më të rëndësishëm të projekt buxhetit të ri është implementimi i fazës fiskale të decentralizimit te qeverisjes. Kjo përpjekje e parë serioze për të rritur edhe ne fushen fiskale përgjegjësinë e autoriteteve vendore dmth në krijimin, kontrollin dhe përdorimin e të ardhurave publike, do të ndikojë në plotësimin më të mirë të prioriteteve të zhvillimit sipas rajoneve dhe njësive te qeverisjes vendore. Mund të ishte më i lartë niveli i të ardhurave që krijohen nga autoritetet vendore,mund te kete ndonje kontekst per te mobilizuar me shume rezerva, dhe per te krijuar me shume garanci ne kete fushe edhe ketu por une si Kryeministër nuk i jam nenshtruar presioneve populiste per fragmentim buxheti dhe targetet qe jane perfshire ne projekt duke pasur edhe partnere dhe kundershtar ministrin e Financave dhe ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit i kisha kundershtare deri ne momentin qe skishin rene dakord me njeri-tjetrin, tani besoj se se punojne per te njejtin objektiv. I kam rakorduar bashke me keta keto shifra qe paraqiten në projekt buxhet me drejtuesit kryesor të njësive te qeverisjes vendore. Dhe une dua te falenderoj edhe ministrin e Financave qe per disa komuna qe per shkak te kapacitetit inegzistenc apo te ulet te monitorimit fiskal sipas prezences gjeografike te biznesit rezultojne formalisht te prekura nga granti dhe kontributi fiskal qendror ne projekt ka arritur ne bashkepunim me USAID –in te perpunoje nje formule komepesative, ekualizuese neprmjet nje fondi rezerve ne kete funksion. Pra, po e mbyll duke nënvizuar se fillimi i aplikimit të decentralizimit per 2003 ne fushen fiskale kërkon edhe nje kujdes te vazhduar nga ana jone natyrisht edhe autoriteteve legjislative, cdo deputetet gjithashtu per absorbimin e kësaj përgjegjësiene fushen fiskale, nga autoritetet vendore qe ashtu si ne do te vendosen perballe nje pervoje te re.
Të nderuar anetare te Komitetit te Politikave Ekonomike dhe pjesëmarrës funksionale ne kete ceshtje, duke i dhënë fjalën ministrit të Financave për të spjeguar në detaje projekt buxhetin 2003, me lejoni ta perfundoj kete ftese per pergjegjsi duke shprehur bindjen se mbështetja juaj dhe sugjerimet tuaja përmirësuese do te jene me kualitative sesa deri me sot.
Faleminderit.