E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Kryeministri Fatos Nano priti ambasadorin Bashkim Zeneli para nisjes se tij per ne Greqi ku eshte emeruar se fundi. Ne kete takim Kryeministri vlersoi lart punen e bere nga zoti Zeneli gjate misio

Sot Kryeministri Fatos Nano priti ambasadorin Bashkim Zeneli para nisjes se tij per ne Greqi ku eshte emeruar se fundi. Ne kete takim Kryeministri vlersoi lart punen e bere nga zoti Zeneli gjate misionit te tij ne Gjermani.

Gjate sherbimit sherbimit tuaj, tha Kryeministri, ju ndikuat vecanerisht ne zgjerimin e gjithanshem te marredhenieve mes Shqiperise dhe Gjermanise. Ju e perfaqesuat me profesionalizem te larte dhe dinjitet atdheun ne Gjermani. Une jam i bindur se pas kesaj eksperience ju do te deshmoni te njejtin profesionalizem dhe pergjegjshmeri edhe ne misionin tuaj te ri ne vendin mik, Greqine.

Marredheniet e Shqiperise me Greqine ne i vleresojme prioritare, jo vetem per faktin se jemi dy vende fqinj, por edhe sepse tek Greqia ne kemi gjetur nje porte te hapur per ne Europen e Bashkuar. Vecanerisht tani qe Greqia merr edhe presidencen e Bashkimit Europian dhe Shqiperia ndodhet ne prag te hapjes se negociatave me Komunitetin, detyra juaj merr nje rendesi te vecante. Forcimi i metejshem i marredhenieve mes dy vendeve ne kuadrin e integrimit te vendeve te rajonit per te sjelle standarte europiane mbetet nje detyre e perhereshme e diplomacise sone. Ne kete kuader ju duhet te tregoni me shume kujdes edhe per trajtimin nga ana juaj te qytetareve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin fqinje.

Ne fund te takimit ai i kerkoi ambasadorit Zeneli qe t'i percjelle urimet me te mira homologut te tij grek, zotit Simitis dhe i perseriti ftesen per nje vizite sa me te afert te tij ne Shqiperi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›