E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Obama-Jintao, për rritjen e interesave të huanit

Mësohet se kryefjala e bisedimeve mes presidentit amerikan, Barak Obama me homologun e tij kinez, Hu Jintao do të jetë politika e Pekinit me monedhën e tij, huan.

Sipas mediave ndërkombëtare Presidenti Obama dhe anëtarët e administratës së tij, pritet t`i kërkojnë Jintaos ndryshimin e kursit ekonomik të huanit, duke i rritur interesat për të ulur inflacionin.

Mbajtja artificiale e huanit në nivele të ulëta, ka qenë gjithmonë një mollë sherri mes Uashingtonit dhe Pekinit. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar rritjen e interesave të huanit nëpërmjet specialistëve, pasi kjo gjë është në interes sipas tyre edhe të vetë Kinës e popullit kinez.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›