E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Haradinaj nuk i ka paraqitur kusht Thaçit

"Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka paraqitur kusht Partisë Demokratike të Kosovës, që ta pranojë nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, për kryeministër", kështu ka deklaruar anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri. Ai ka shtuar se kjo parti nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me koalicionin me PDK-në e Hashim Thacit. AAK -ja më parë ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me ata që kanë dëmtuar shtetin. Tahiri ka thënë se kushtet e Haradinajt për Thacin janë vetëm spekulime të disa mediave dhe asgjë më tepër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›