Tërmeti në Pakistan shkakton panik, por jo dëme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jugperëndimin e Pakistanit duke shkatuar panik, por jo viktima apo dëme serioze materiale.
Sipas mediave ndërkombëtare mijëra familje e kanë kaluar natën nën qiell të hapur nga frika e goditjeve të tjera.
Tërmeti me fuqi 7.2 ballë është ndiher deri në kryeqytetin e Indisë Delhi.
Një tërmet me fuqi 7.6 ballë goditi Pakistanin në 2005 duke shkaktuar 70 mijë të vdekur.