Takimi Shqipëri-BE, i pari pas hapjes së negociatave, i orientuar tek ndryshimet në legjislacion që nga 2019

Në Bruksel është mbajtur takimi i parë në nivel teknik që prej hapjes së negociatave mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kapitulli 5 ishte në qendër të diskutimeve ku specifikisht ligjet për prokurimin publik, tregun e brendshëm, konkurrencën ekonomike.
Negociatorja e shtetit shqiptar Majlinda Dhuka theksoi në fjalën e saj se Shqipëria ka qëndruar gati dhe e përgatitur për të përmirësuar veten përgjatë viteve të fundit.
“Një numër reformash kanë ecur përpara por akoma negociatat janë shumë të rëndësishme për transferimin e dijeve për ndërtimin e shtetit, për modernizimin e sistemeve duke përfshirë këtu edhe sistemet e prokurimeve publike për të cilat përqendrohemi në këtë takim”, tha Dhuka.
Takimi në Komisionin Evropian diskutoi gjatë kësaj dite Prokurimet Publike, i cili është pjesë e grup-kapitullit të parë.
Ky grup-kapitull konsiderohet më i rëndësishmi, pasi përmban kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, të cilët gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen.
Ekipet do të dëgjojnë gjithashtu kapitullin e Statistikave në takim në Luksemburg.
Ndërkohe në muajin qershor u zhvillua dhe mbledhja mes delegacioneve të BE dhe Shqipërisë për procesin e shqyrtimit të legjislacionit (Screening) mes Shqipërisë dhe BE për çdo kapitull në mënyrë që të përshtatet me atë të Unionit Europian. Në takim ishin të pranishëm ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Maz, ndërsa fjala hapëse u mbajt nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
/rtsh/