E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit, që i’a fali të gjitha bashkitë, Edi Ramës

Lulzim Basha dhe Edi Rama, kanë qenë sot në qendër të kritikave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim në Tiranë me strukturat e kësaj force politike. Në këtë takim Meta ka folur dhe për çështjen e lobimit rus, si dhe deklaratën e zyrtarit amerikan se “Rusia i ka dhënë 500 mijë USD PD-së në vitin 2017”. Ai deklaroi se kjo aferë u përdor për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit, “siç është sot modeli i Edi Ramës”.

“Takohemi sot pasi vetëm pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve të Shqipërisë, si dhe nga rikthimi i bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë, Edi Ramës. Nuk është thjesht problemi i parave nëse ishin ruse apo nuk ishin ruse. Atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë edhe PD që është cënuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit, siç është sot modeli i Edi Ramës. U përdor një aferë që të bojkotonte opozita Reformën në Drejtësi, që ta kapte Rama. U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura, Edi Ramës. Ishte pikërisht kjo aferë, që I’a fali të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë Edi Ramës, që të bëjë si i do qejfi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo kohë përfundoi, ndaj Edi Ramës i është futur frika në palcë”, deklaroi Meta.

/rtsh.al/   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›