Ministrja e Jashtme, Xhaçka: Fondet e kontraktuara nëpërmjet BE-së, janë diskutuar në mënyrë të hollësishme në Kuvend

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi sot në Kuvend se të gjitha fondet e kontraktuara nëpërmjet BE-së, janë diskutuar në mënyrë të hollësishme në seancat parlamentare. Sipas saj, ka konfuzion dhe interpretim të gabuar sa i takon mekanizmit të financimit.
“Në mënyrë shumë të përmbledhur do thoja se shkalla e përthithjes mat se sa prej fondeve janë kontraktuar dhe cilat me pas janë disbursuar. Fondet kontraktohen dhe disbursohen nëpërmjet KE, pastaj nëpërmjet zyrës së BE-së në Tiranë. Në të gjitha modalitete e zbatimit, autoriotetet tona janë të përfshira se bashku me KE. Të gjitha fondet janë miratuar nga Kuvendi pas një diskutimi të hollësishëm. Transparenca është e plotë dhe bëhet nëpërmjet një procesi konsultimi edhe me shoqërinë civile. Ka probleme të përthithjes dhe janë probleme të kontraktimit në kohë të fondeve. Këto probleme kanë të bëjnë më nevojën për koordinim të strukturave profesionale. Menaxhimi përmes kësaj agjencie nuk do të thotë se kjo agjenci shpërdoron para, por të ketë një qasje më strategjike në përthithjen e fondeve të BE-së.“- tha Xhaçka.
/rtsh.al/