Takimi Thaçi –Tadic shkakton zemërim në Serbi

Ata u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë.
Në herët, ish presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e larët të Kosovës, sikurse edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, po ashtu të pranishëm.
Mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçic, tha se prania e Tadicit në samit është një "enigmë", dhe e pyeti ish liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës, transmeton REL.
Mediat e kanë cilësuar historik gjestin e duarshtrëngimit, por vetë Tadic ka refuzuar ta quajë të tillë. Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin.
Tadic: Shtrëngimi i duarve, gjest i mirë
Në Dubrovnik, janë takuar ish-Presidenti serb, Boris Tadic me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim që mediat e kanë vlerësuar si historik
Por, Tadic, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t''''i zgjidhin.
”Sa për duarshtrëngimin me Kryeministrin e Kosovës Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme e edhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë”, ka theksuar Tadic për agjencinë serbe Tanjug.
Edhe pse është ftuar në konferencën dyditore në Dubrovnik, Serbia nuk e ka dërguar asnjë përfaqësues zyrtar të saj.
Për shkak të pranisë së Kryeministrit të Kosovës, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ka marrë pjesë në këtë samit, sikurse as në takimet e viteve të kaluara.
Kryeministri Hashim Thaçi merr pjesë edhe këtë vit, derisa në margjina të samitit, ai është takuar me liderët shtetërorë të Kroacisë.