E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Rikompozimi i KQZ-së, çështje e partive

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se rikompozimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është çështje e partive politike dhe jo e presidentit.

I pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Behgjet Pacolli në lidhje me zgjedhjet e 8 majit dhe kërkesën e PS-së për rikompozimin e KQZ-së, kreu i shtetit ka theksuar se kjo është një çështje ekskluzive e partive duke ritheksuar se KQZ-ja është jashtë çdo lloj kopetence të institucionit të presidentit.
 

“Presidenti kërkon respektimin e Kushtetutës në zgjedhjet e 8 majit. Kam bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje” theksoi Topi duke shtuar se këto zgjedhje janë në funksion të qytetarit
 

Ndërkohë sipas PS-së rikompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është e vetmja garanci për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›