Mblidhet grupi i PS-së, nuk diskutohen kandidaturat

Grupi Parlamentar socialist është mbledhur sot por nuk është diskutuar për kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës.
Në mbledhjen e sotme është diskutuar për qëndrimet e grupit parlamentar në seancën e së enjtes dhe disa çështje lidhur me problematikat e shfaqura ditët e fundit lidhur me infrastrukturën zgjedhore, kryesisht listat e zgjedhësve por jo nëse Edi Rama do të rikandidojë apo jo për një mandat të katërt në krye të bashkisë së Tiranës.
PS dhe PBDNJ kanë dorëzuar në KQZ listat për 66 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Kryetari socialist kishte deklaruar më parë se kandidatura e tyre për bashkinë e Tiranës do të shpallet ditën e hënë, por kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e grupit socialist.