E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Wendt-Nufi, ambasada e SHBA: Shqipëria, partner kyç në mbrojtje

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori amerikan Eric Wendt diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë.

Sipas ambasadës, në fokus ishte forcimi i gatishmërisë operacionale përmes partneritetit 25-vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, rritja e kapaciteteve të NATO-s, si dhe kontributi i Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF).

“Gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori Eric Wendt diskutoi se si forca e aleancës sonë dëshmohet me veprime konkrete: forcimin e gatishmërisë operacionale përmes partneritetit 25-vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, rritjen e kapaciteteve të NATO-s dhe mbrojtjen e sigurisë globale përmes kontributit jetik të Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF)”, thekson ambasada.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›