E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres sekuestrohen 300 kilograme droge ne port

Një sasi prej 300 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Portin e Durrësit. Policia, e cila kishte marrë informacion në rrugë operative, ka organizuar dhe operacionin për sekuestrimin e saj. Burime parprake nga policia kufitare bëjnë të ditur se droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion që do të nisej në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari të ankoruar në Portin e Durrësit. Sipas policisë kufitare të portit substanca është gjetur e fshehur brenda automjetit e ndarë në disa pako. Gjatë bllokimit të drogës, është ndaluar dhe drejtuesi i kamionit, Dashamir Lleshi. Policia tha se mjeti po tentonte të udhëtonte drejt Italisë përmes tragetit të linjës Durrës-Bari. Dyshohet se destinacioni i drogës ka qenë Italia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›