Marku e Zogaj komentojne procesin e zgjedhjes se Presidentit
Debati politik lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, shikohet nga mazhoranca si i panevojshëm, pasi ndryshimet kushtetuese u bënë me pëlqimin e të dyja kampeve politike. Deputeti demokrat, Mark Marku, shprehet se precedenti i mëparshëm, ai i zgjedhjes së Bamir Topit, tregoi që kandidatura e mazhorancës jo vetëm nuk mbajti linjën e partisë, por u kthye në kundërshtar i saj. Nga ana tjetër, Preç Zogaj i sugjeron opozitës të sfidojë mazhorancën me një kandidaturë të fortë nëse nuk do të bihet dakort për një president konsensual.
Verën e këtij viti Kushtetuta e ndryshuar me konsensus të gjerë 21 prillin e 2008-ës vihet për herë të parë në provë, ndërsa në atë kohë të dy krerët e politikës u moren vesh qe nenet kushtetuese të ofronin krahas mundësisë për President konsensual, mbi të gjitha shmangien e krizës insitucionale, duke përfshirë zgjedhjen e kreut të shtetit edhe me një shumicë të thjeshtë votash.
Sipas Markut, ky është akordi politik, për të cilin debati sot është i panevojshëm. Për më tepër kur vendi ka raste konkrete të zgjedhjes së presidentëve politike që jo vetëm nuk luajtën linjën e partisë që i zgjodhi, por u kthyen në kundërshtarë të saj, duke mos ruajtur as pozicionin kushtetuese që u kërkohet. Bëhet fjalëpër Rexhep Mejdanin dhe Bamir Topin
Por në anën tjetër Preç Zogaj, analist dhe aleat i Partisë Socialiste mbështet Edi Ramen, kur kërkon zgjedhjen e Presidentit konsensual.
Por Zogaj nuk flet për mundësinë e bllokimit të zgjedhjes së kreut të shtetit, madje ndjek logjikën kushtetuese të mbarëvajtjes se një garë presidenciale në respekt të të gjitha raundeve, kur i sugjeron PS-së se në rast të mosmarrëveshjes me demokratët për President konsensual ta sfidojë atë me një kandidaturë të fortë politike.
Për deputetin demokrat Marku llogaritë e opozitës edhe për një President politik të ardhur nga radhët e saj bien, pasi mazhoranca i ka të gjitha mundësitë që Presidenti të jetë i mazhorancës qeverisëse.
Demokratët e konsiderojnë të pafrytshëm dhe debatin për sqarimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me raundet në të cilat zgjedhja e Presidentit është me shumicë të cilësuar. Zogaj mendon që PS duhet të ndëmarrë një nismë të tillë, por kjo do të ishte një lëvizje në boshllëk, pasi për t’u ankuar në gjykatë, çështja duhet të ketë ndodhur më parë.