E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve, Nishani: Bashkëpunim për integrimin

Ka përfunduar në Durrës takimit të 5-të Rajonal i Presidentëve.

Në samitin i cili zgjati dy ditë, tema kryesore ka qënë bashkëpunimi rajonal dhe efikas mes 4 vendeve fqinje Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në mbyllje të samitit, presidenti Bujar Nishani theksoi se tashmë idetë janë të qarta; bashkëpunim dhe rrugë e përbashket drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Nishani theksoi se është arritur të çrrënjoset mosbesimi. Ky samit ka rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tha Nishani.

I pyetur në lidhje me integrimin në Bashkimin Europian dhe  sa kontribuon ky samit për të arritur këtë qëllim, Nishani u përgjigj:

“Fryma që përshkon këto takime dhe kontributet që përcjelin këto takime kanë si objetiv të përbashkët integirmni në Bashkimin Europian. Vetë fryma e këtyre takimeve, trajtimi i projekteve konkrete janë në frymën dhe mentalitetin europian, në atribut të zhvillimeve dhe dhe standarteve që BE kërkon të shohë nga vendet tona. Përveç faktit të rritjes së miqësisë mes presidentëve të vendeve tona, këto samite mbi të gjitha janë në funksion të integrimit në Bashkimin Europian. E ardhmja është një e ardhme e përbashkët dhe jemi optimist. Si president kemi jo vetëm zërin e fortë, por edhe rol në shtytjen që duhet ti japim realizimit të reformave në shërbim të rrugëtimit evropian’ u shpreh Nishani.

Presidenti maqedonas, malazez dhe ai shqiptar për Korridorin e 8-të

Ndërsa presidenti maqedonas George Ivanov, dhe ai malazez  janë shprehur se korridori i 8-të është një projekt mjaft I rëndësishëm që duhet të financohet.

Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë dalje në korridorin e 8 dhe pikërisht kjo është një qëllim dhe i takimit tonë sot këtu. E vlerësojmë Korridorin 8 dhe ndaj dhe ndaj qeveria po punon për të gjetur investitorë. Ndaj këto Samite si ky sot kanë vlera dhe qëllime të caktuara.  Durrësi ka qënë rruga drejt Romës. Nëse në atë kohë vija Egnatia ka kaluar përmes Durrësit tani Durrësi për ne është vija në të cilën do të kalojë Europa. Përmes këtij korridori ne do të rrisim shkëmimet tregëtare dhe do të kemi një bashkëpunim më të madh ekonomik. Për këtë arsye ne dëshirojmë që të realizohet korridori i tetë tha presidenti maqedonas.

Ne kemi mbyllur një cikël takimesh që kanë qenë në Vlorë, Budva etj. Autostrada do të lidhte të gjitha vendet e rajoni dhe meriton të afirmohet si projekt i fuqishëm dhe ia vlen të financohet është shprehur presidenti malazez.

“Dëshiroj të nënvizoj rëndësinë që i jep Shqipëria këtij korridori. Në Shqipëri ka segmente të cilat kanë nisur dhe janë në shërbim të këtij korridori. Ne duhet të kemi një zë të fuqishëm që projekte të tilla konkrete të vihen në zbatim nga qeveritë tona.  Projekte të tilla e bëjnë tregun rajonal të rëndësishëm për hapësirën rajonale është shprehur Nishani.

Jahjaga, ftesës për Serbinë dhe Bosnjën

Ndërsa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i bëri thirrje presidentëve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës të marrin pjesë në samite të tilla që bëjnë të mundur rritjen e bashkëpunimit mes vendeve.

“Vitin e ardhshëm organizimin e këtij Samiti e ka Kosova dhe unë u bëj thirrje shteteve të Bosnja dhe Serbisë që të jenë pjesë e këtij Samiti në mënyrë që të ngremë ura bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësojmë jetën e vendeve tona u shpreh Jahjaga.

Më shumë për takimet e Presidentit Nishani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›