Durrës, ndalohen 2 vëllezër, kishin vjedhur 13 makina
Policia e Durrësit ka arrestuar dy vëllezër të cilët akuzohen për vjedhjen e 13 automjeteve në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare nga policia jnë me dije se dy të ndaluarit dy vëllezërit Everaldo dhe Elsad Cano, përkatësisht 18 vjeç dhe 21 vjeç nga Mamurrasi.
Dy autorët u kapën në flagrancë teksa po tentonin të vidhnin një tjetër automjet rreth mesnatës mbrëmë, në lagjen 13 në Durrës por pas hetimesh intensive është bërë i mundur dokumentimi i autorësisë së vjedhjes së 13 automjeteve nga ana e tyre në qytetin e Durrësit, në periudhën Korrik-Shtator
Ndërkohë nga strukturat e policisë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet intensive të kryera në mbi 6 raste ka rezultuar që mjetet u janë vjedhur shtetasve Kosovarë.
Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë, ndërkohë vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.