Takimi i Brukselit PS 8 Maji ne krye te axhendes
Ankimimi i rradhës i Partisë Socialiste do të përcillet pas Kolegjit Zgjedhor drejt selisë së Parlamentit Europian. Deputetja Arta Dade thotë se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 8 Majit në KQZ do të jetë pjesë thelbësore e axhendës së shtatë deputetëve socialistë në Bruksel ku do të diskutohen 12 rekomandimet e BE-së për integrimin e Shqipërisë.
”Për fat të keq ajo që ndodhi me zgjedhjet e 8 Majit, të cilat përbëjnë një nga elementët kryesorë të 12 pikave, pra zgjedhje të cilat duhet të kishin përmbushur standartet europiane, konform edhe kritereve të Kopenhagenit dhe gjithashtu kriteri politik i cili është parësor edhe në kërkesat e Brukselit, do të jetë në krye të axhendës. Është për të ardhur keq që kjo maxhorancë ka bërë veshin e shurdhët kundrejt të gjitha mesazheve të Brukselit.Maxhoranca të reflektojë dhe të mos vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot edhe lidhur me zgjedhjet e 8 Majit duke ndryshuar rezultatin në tavolinë dhe duke iu imponuar institucioneve të pavaruara të shkelin ligjin”- deklaroi Dade.
Deputetja Dade tregoi edhe strategjinë e rradhës së kampit të majtë lidhur me atë që do të ndodhë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
“Do të hedhim të gjitha hapat e duhura për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur institucionet të cilat tashmë janë vendosur të gjitha në rrezik”- pohoi Dade.
14 deputetë, respektivish të ndarë në mënyrë të barabartë me dy kampeve të mëdha politike do të nisen këtë të hënë drejt Brukselit për të marrë pjesë më 14 qershor në mbledhjen e Parlamentit Europian.