E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Erdogan fiton zgjedhjet

 Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka fituar një mandat të tretë, por do t’i duhet të rishkruajë kushtetutën së bashku me partitë opozitare. E na daljen e parë pas fitores Erdogan, premtoi konsensus  me rivalët politikë. Pas numërimit të gati të gjitha votave, konservatorët e Drejtësisë e Zhvillimit apo partia AK, doli se ka fituar 50 për qind të votave dhe arrin të ketë 325 nga 550 vendet në parlament, një rezultat ky më i mirë se në 2007. Por, partia nuk ka mundur të fitojë dy të tretat e shumicës në parlament, për të pasur mundësi që ta ndryshojë vetë kushtetutën.
 “Jemi të kënaqur që mund të themi se një votues në tre ka votuar   për ne. Ky është një  sukses që ka ndoshur pak herë në historinë e demokracisë së vendit tone. Zgjedhësit na kanë besuar përgjegjësinë  për të formuar qeverinë për të tretën herë rresht” tha Erdogan.

Partia laiciste Partia Republikane e Popullit ka fituar 26 për qind të votave. Partia e djathtë nacionaliste e Veprimit Kombëtar MHP, fitoi 13 përqind të votave. Në parlamentin e ri do të bëjnë pjesë edhe 35 përfaqësues të partisë kurde BDP, të cilët konkuruan si kandidatë të pavarur, për të anashkaluar kufirin e dhjetëpërqindësit për të hyrë në parlament. 

Para votimit vëzhguesit nuk kishin përjashtuar një shumicë prej dy të tretash për AKP-në. Kjo do t'i kishte dhënë partisë mundësinë, që të vendoste e vetme kushtetutën e re. Kushtetutën aktuale turke e kanë diktuar ushtarakët pas grushtit të shtetit të vitit 1980.

E ndërsa në mbarë vendin AK festonte fitoren, në zonat kurde nuk munguan përleshjet.  Dhjetëra kurdë u përleshën me forcat e rendit në Sanliurfa pas  zërave se kandidati kurd aty nuk kishte fituar. 

Fitorja degjeneroi në dhunë dhe në në Diarbakir ku forcat e rendit përdorën ujë me presion për të shpërndarë turmat. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›