Nderron jete themeluesja e Grate ne te bardha

Udhëheqësja e grupit kubanez 'Gratë në të bardha', Laura Pollán, sipas të dhënave të opozitës ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Sipas qarqeve të desidentëve, Pollan vdiq në një spital në Havana nga një infeksion në mushkëri.
Në këtë grup marrin pjesë bashkëshortet dhe të afërmit e disidentëve të burgosur. Grupi u themelua në 2003 pas arrestimit dhe dënimit të 75 opozitarëve kubanezë dhe që atëherë luftojnë për lirimin e tyre, ndër të tjera duke zhvilluar të ashtuquajturat marshimet të së djelës. Mes të burgosurve është edhe burri i Laura Pollan-it. Në vitin 2005 grupi I themeluar nga Laura Pollan u nderua për lirinë e mendimit me çmimin Saharov nga Parlamenti i BE-së.
Delina Bitraku