Takimi i PD- së me aleatët, emrat për presidentin në orët në vijim
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim të dytë me aletatët e tij për të diskutuar për presidentin, por ende nuk është arritur të gjendet një emër.
Takimi i zhvilluar në selinë e Kuvendit mes PD- së, LSI- së, PDIU-së dhe PR- së ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, por sërish nuk është vendosur nëse do të ketë një person i cili do të votohet nesër në seancën prlamentare.
Në një deklaratë për mediat kreu i LSI- së, Ilir Meta u shpreh se po punohet që Brenda mbrëmjes së sotme të hartohet një listë me emra, që ti hapet rruga zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, i cili mund të zgjidhet edhe nesër.
Përpjekjet e mazhorancës janë mjaft intensive, disa kritere tashmë janë bërë publike. Bazuar mbi to në orët në vijim do të ketë një listë me emra e cila do të komunikohet dhe do të diskutohet me përfaqësuesit e opozitës. Ende nuk ka një listë, por ne po punojmë që ju të keni një listë sa më përfaqësuese dhe sa më konsensuale, që të kemi një president që nesër. Mendoj që do të jetë një listë e menduar e konsultuar. Ende nuk kemi emra për tia dhënë opinionit publik, por në të ardhmen po,- tha Meta.
Gjithashtu ai tha se kandidatët do të jenë nga fushat e drejtësisë, politikës dhe diplomacisë.
Berisha: Të ndalet bllokimi, presidenti nuk zgjidhet me pazare
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun socialist Edi Rama, se po bllokon zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe integrimin e vendit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, shefi i qeverisë ka biseduar mbi zgjedhjen e presidentit dhe është shprehur se ai nuk mund të zgjidhet me kushte, por me vepra konkrete. Sipas tij qeveria që ai drejton është e gatshme që në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, të votojnë heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
Nëse zoti Rama do heqjen e imunitetit, që nesër hajde ta votojmë. Ne jemi gati të ndryshojmë Kushtetutën dhe ta heqim imunitetin- deklaroi Berisha.
Me tej kreu i egzekutivit deklaroi se në takimet me aleatët është biseduar për një president konsensual, por kreu i PS- së kërkon ta kthejë këtë proces në pazar politik.
Ndërsa propozimet e Partisë Socilaiste ai i ka cilësuar si ultimatum të pa nevojshme në një proces për zgjedhjen e presidentit
“Rama flet për kriza, për ekzekutime politike të të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paçka se ata janë votuar nga i gjithë spektri politik, duke dhënë kështu shembullin jashtëzakonisht të papranueshëm për këtë kohë. Ai ngrihet kundër të gjithë anëtarëve të KQZ-së, i shpall ata armiq dhe kërkon largimin e tyre të menjëhershëm, në një kohë që ne ftojmë të zgjedhim Presidentin e Republikës me një proces me konsensus”,- tha ai.
Më pas mbledhja u zhvillua me dyer të mbylluar, ku u vendos për një takim me aleatët e PD- së i cili do të zhillohet në kryesinë e Kuvendit rreth orës 18:00.
Ndërsa më herët Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me aleatët e saj në koalicionin qeverisës për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për të cilin vetëm pak orë para votimit në Kuvend bisedimet mes palëve janë ende në fazën e procesit. Në takimin e mesditës që zgjati rreth 1 orë në kryesinë e Kuvendit zoti Berisha është takuar me aletatë e PD-së, LSI, PBDNJ dhe PR.
Pas takimit që zgjati disa minuta aleati më i fortë i qeverisë Berisha, Ilir Meta i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha për gazetarët pas takimit se mazhoranca ende ska një kandidat pasi rëndësi ka procesi.
U konfirmua vullneti për të ecur me përgjegjshmëri të plotë dhe maksimale drejt një zgjidhje konsensusale për presidentin e ri, duke marrë në konsideratë se nesër është parashikuar raundi i parë për votim do të intensifikojë përpjekjetduke bërë konsultimet përkatëse duke nisur nga PD e me të gjitha forcat e tjera të mazhorancës në mënyrë që më pas të konkludohet një raport tepër serioz për ti dhënë mundëisë opozitës që të përfshihet edhe ajo, shpresojmë vullnët pozitiv për ti kontribuar këtij procesi. Emrat do të diskutohen në orët në vijim e rëndësishme të konfirmojë vullnetin për të shkuar drejt një zgjedhje konsensuale për emrin e presidentit të ri’- tha Meta.
I pyetur nga gazetarët se çfarë është konkrete kur ska emër, zoti Meta iu përgjigj: ‘Për të përcaktuar kriterët për të ndërtuar një proces demokratik transparentqë të ketë një mbështetje të gjërë dhe konsensualedhe jo nxitim. Skemi bërë asnjë diskutim për emra konkret deri më sot këmi rënë dakort për disa kritere. Për LSi është e rëndësishme të përftojmë me sukses këtë proces konsensual. Shpresojmë që opozita të përfshihet në proces’.
Zhvillimet e pasditës do të jenë vendimtare nëse klasa politike shqiptare do të arrijë të çojë në raundin e parë të votimit të kreut të ri të shtetit një personazh të dalë nga konsensusi dhe dialogu mes palëve, i kërkuar fuqishëm gjatë muajve të fundit edhe nga faktori ndërkombëtar.
/IDEA/