Ankesat ndaj CEZ, Avokati i Popullit kërkon masa

Në takimin me drejtorin e Divizionit të Shpërndarjes, Admirim Lakra, Totozani shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të ankesave të konsumatorëve që i drejtohen Avokatit të Popullit, furnizimi me energji elektrike i repartit ushtarak në Sharrë në të cilin u strehuan familjet rome dhe furnizimi me energji elektrike i fshatit Valë dhe komuna Fushë-Kuqe.
Drejtori i CEZ siguroi se që nga dita e nesërme do të çojë një ekip pune për të parë gjendjen në repartin ushtarak të Sharrës, për fshatin Valë z.Lakra u shpreh se nuk është përfshirë në planin e investimeve, ndërsa për komunën Fushë- Kuqe ka një plan investimi, por këto investime nuk kanë filluar ende.
Në takim u ra dakord që ditët në vazhdim të zhvillohet një takim dy palësh mes përfaqësuesve nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve nga kompania CEZ shpërndarje ku do diskutohet më konkretisht për problematikat që qytetarët depozitojnë pranë institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me kompaninë CEZ Shpërndarje. /Start/
2012-05-29 11:20