Nishani te”Integrimi”, debate për çështjet e sigurisë
Çështjet e krimit dhe të korrupsionit kanë shkaktuar përplasje në komisionin e integrimit.Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i thirrur në seancë dëgjimore për përmbushjen e kritereve të integrimit deklaroi se në vend ka pasur rritje të sigurisë. Kreu i rendit iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, të cilat i përcaktoi thjesht si orientime politike.
Deputeti socialist, Taulant Balla, renditi një sërë problemesh që kanë të bëjnë me krimin, armëbajtjen pa leje dhe trafikun e drogës.
Deputetet e mazhorancës i kundërshtuan këto akuza, duke i konsideruar si bllokues të integrimit.
Ministria e Brendshme ka nën përgjegjësinë e saj përmbushjen e disa pikave të kërkuara prej Bashkimit Europian, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.