"Takimi i Pasdites", mberrin emisioni i ri i Rudina Magjistarit
Duke nisur qe sot, nga e hena deri te premten, pasditeve ne TV kombetar Klan, do te na shoqeroje prezantuesja e embel Rudina Magjistari, me emisionin e saj me te ri, te quajtur "Takimi i pasdites". Emisioni live qe do te transmetohet pergjate harkut kohor mes ores 18:00-19:00 ne gjithe kete sezon televiziv, sjell serish Rudinen si autore dhe prezantuese te ketij talk-show, spoti i te cilit ka kohe qe transmetohet ne Tv Klan. Regjisor i programit eshte gazetari Fatos Hakorja. "Behet fjale per nje emision strukture, qe do te thote se eshte nje nga emisionet e rendesishme te programacionit te Klan, qe shoqerojne vazhdimisht gjate dites publikun, sikurse eshte "Aldo Mornig Shoe", "Kutia", "Opinion" etj", thote per "Koha Jone" prezantuesja Magjistari. E pyetur per formatin, temat dhe shpirtin e emisionit, te cilat do te propozohen cdo puntate, ajo shpjegon me tej se ne fokus do te jete dinamika njerezore, ku pervec informacioneve te ndryshme, do te kete inserte dhe histori personale, kronika sociale apo kulturore etj., qe paraqesin interes per publikun.