Takimi i fshehtë i Bashës me Ballën, Kryemadhi: Është takuar disa herë dhe me Ramën te Pallati i Brigadave
Deputetja Monika Kryemadhi, është shprehur mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është takuar disa herë edhe me Edi Ramën, në Pallatin e Brigadave. Këtë deklaratë ajo e ka bërë një ditë pas publikimit të videos që tregonte takimin e fshehtë të Bashës me Ballën në dhjetor 2022, në Tiranë.
"Po atë e di e gjithë Shqipëria. Para 2021 mua më kanë thënë se është takuar tek Pallati i Brigadave me Edi Ramën disa herë, edhe nga punonjës vetë të Pallatit të Brigadave, të Gardës", është shprehur Kryemadhi në Ora News.
"Ata hallet i kanë të dy shumë të mëdha sepse Taulanti s'ka vetë hallin e Toyota Yaris, ka dhe halle të tjera. Por mendoj se pa lejen e Ramës nuk ka shkuar në takim. Unë them se është çështja e amnistisë fiskale duke patur parasysh që Edi Rama ndërkombëtarët i ka patur tërësisht kundra. Pa 84 vota nuk e bënte dot.
Mendoj se kanë bërë dhe ndonjë marrëveshje tjetër të vogël por nuk e kanë realizuar sepse deputetët që Basha që pretendon ti ketë me vete nuk do të kenë qenë dakord të marrin një risk të tillë për të votuar amnistinë fiskale dhe prandaj kanë ngelur. Por të shohim. Në dijeninë time kanë dhe video të tjera e do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Për mua mirë do ishte ta kishin nxjerrë më shpejt që ta kuptonin njerëzit", ka vijuar më tej ajo.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
