E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi sekret i Bashës dhe Ballës u bë në apartamentin e saj? Reagon Desada Metaj: Më zhgënjeve doktor, na premtove video erotike

Ish-këshilltarja e Lulzim Bashës, Desada Metaj, njëjtë si ish-kreu i PD e quan montazh videon e publikuar në mediat sociale, ku ky i fundit shihet teksa zhvillon një takim të fshehtë me deputetin e Partisë Soclaiste Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Metaj shkruan se kjo video do të përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha si humbje për zgjedhjet lokale të 14 Majit. “E zhgënjyer” nga Berisha, Metaj shkruan se sipas paralajmërimeve të ish-kryeministrit më herët prisnin video erotike të ambasadorëve dhe jo montazhe.

"Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden. Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake... e duke më shpall mua non grata

Krusha- episod2", shkruan Desada Metaj.

Video e publikuar mbrëmjen e djeshme nga gazetari Çim Peka, e filmuar nga kamera e sigurisë në një hyrje pallati, ka fiskuar momentin kur Basha hyn në të njëjtin ambient ku pak minuta më pas hyn edhe Taulant Balla. Ata besohet se janë takuar dhe kanë diskutuar për disa orë në 3 dhjetor të 2022, gjatë betejës së nxehtë për vulën e PD-së në gjykatë. Ndërkohë, u përfol se apartamenti ku zhvilloi takimin sekret me Ballën i përket Desada Metajt.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›