E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau taksistin Gjykata e Tiranes vendos burg pa afat

Gjykata e Tiranes, e ka cilësuar vrasje me dashje, ngjarjen e mesditës se 1 janarit në rrugën “Kadri Roshi” në Tiranë, ku gjeti vdekjen taksisti 54-vjeçar Mehmet Beqiri. 

Gjykata ne vendimin e masës se arrestit ka shuar shpresat e te arrestuarit për krimin Aldo Morina për një mase me te lehte duke e lënë ne burg pa afat. 

Nënoficeri i forcave komando pranoi krimin ne kushtet e gjendjes se renduar psikike ne momentin kur sipas shpjegimit te tij ka gjetur te ëmën ne taksinë e Beqirit, teksa ky i fundit e kërcënonte me thike. 

Avokati Agron Bajri kërkoi te merren parasysh rrethanat psikologjike dhe fakti i vetedorezimit ne repartin e shërbimit ne gjykimin e nje mase me te lehte. 
Por ne vendimin e tij gjyqtari Ardjan Kalia, si ka hequr asnjë presje kërkesës dhe akuzës se prokurorit Etien Kapo, vrasje me dashje për motive të dobëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›