Takimi-kurth, pritë kallashi 4 shqiptarëve për prostitutat
19/03/2012 Dy vdesin në vend, një plagoset. Vajza dëshmon
Tre shqiptarëve u është ngritur një pritë në Vigevano të Italisë dhe nga atentati dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa tjetri që mori disa plumba kallashnikovi, ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë. Për fat të mirë, një vajzë që ndodhej me ta, ka shpëtuar dhe po jep dëshminë e saj në polici. Për motivet e ktij ekzekutimi tipik mafioz, policia dyshon rreth dy pistave. Ajo më kryesorja është pista e prishjes së pazareve apo kontrollit të territorit të prostitutave, ndërsa tjetra është pista e sherrit të momentit. Ndërkaq, vlen të përmendet fakti se pa u mbushur ende një vit, në këtë zonë të Pavias, pra në Vigevano, kanë gjetur vdekjen 4 shqiptarë, duke përfshirë edhe dy viktimat e djeshme. Në të dyja rastet e mëparshme, nga hetimet ka rezultuar se shkak i vrasjeve ka qenë kontrolli i prostitutave.
Ekzekutimi mafioz
I sigurtë është fakti që viktimat dhe autorët njiheshin me njëri-tjetrin, pasi ata kishin lënë një takim në parkimin pas institutit klinik “Beato Matteo”, në rrugën “Bellini”, në Vigevano, të Pavias ku edhe ndodhi ekzekutimi. Mesa duket takimi u shndërrua në kurthin vdekjeprurës për dy shqiptarët të moshës 24 dhe 36 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Gjithçka ndodhi rreth orës 21.35, kur grupi prej 4 shqiptarësh, mes tyre një femër, po shkonin drejt parkimit, prapa klinikës, ku ishte lënë takimi. Aty i prisnin 3 shqiptarë të tjerë, ku njëri prej tyre hapi zjarr të menjëhershëm me kallashnikov ndaj grupit, duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe plagosi një 30-vjeçar. Femra nuk është lënduar dhe fatmirësisht u ka shpëtuar dhjetëra plumbave të kësaj masakre.
Dëshmitë
Autorët dyshohet të jenë larguar me një “Volvo”, fakt ky i konfirmuar nga një dëshmitar okular që në atë moment kishte qenë brenda klinikës “Beato Matteo”. Ai kishte dëgjuar të shtënat e fuqishme dhe i tha policisë se “pasi dëgjova zhurmën u afrova në dritare dhe pashë një makinë “Volvo” të ecte shpejt me gazin e shtuar. Eci 80-90 metra nga parkimi dhe u zhduk në rrugën “Pavia”. Ndërkaq, pasi shkoi në vendngjarje, e lajmëruar nga dëshmitarët, policia gjeti dy makina një “Lançia Y10” dhe një “Ford Fokus”, ndërsa një tjetër “benz”, i parkuar aty ishte përshkruar nga plumbat. Dy trupat e pajetë ndodheshin mbi pellgje gjaku, ndërsa 30-vjeçari ishte hequr mënjanë, me plagë në këmbë. Me dhjetëra gëzhoja nga plumbat e kallashnikovit ishin shpërndarë në parking. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kishin mbërritur edhe disa infermiere të klinikës, të cilat dëgjuan të shtënat. Në polici është shoqëruar femra që ndodhej me viktimat, e cila do të japë edhe dëshminë e saj që mund të sqarojë motivet.
Tartaraj
Më 21 maj të vitit 2011 në fraksionin “Sforzeza” në të dalë të një bari, në sy të 500 personave u qëllua me armë zjarri Pëllumb Tartaraj, 33 vjeç, banues në Vigevano. Policia, pas disa ditësh deklaroi se ishte kontrolli i prostitutave, motivi i këtij ekzekutimi, i cili kishte edhe një mesazh në vetvete edhe për bashkëpunëtorët e Tartarajt “Shko ku të duash, ne të gjejmë”.
Shjefni
Një tjetër krim ndodhi në natën në mes 7 dhe 8 janarit të këtij viti. Ngjarja u regjistrua në një lokal në Ticino të Vigevanos. Ekzekutimi i vërtetë pati si viktimë shqiptarin tjetër, Edmond Shtjefni, 32 vjeç. Policia menjëherë tha se ky krim ishte realizuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes bandave që ndajnë kontrollin e prostitucionit. Lufta mesa duket vazhdon.