Të përndjekurit, më 26 mars fillon shpërndarja e këstit të dytë
19/03/2012 Rritet numri i përfituesve, plotësohen mangësitë e ligjit
Më 26 mars pritet të fillojë shpërndarja e këstit të dytë për ish-të përndjekurit politikë. Deri tani është vijuar me shpërndarjen e këstit të parë për ata që nuk kanë pasur mangësi në dokumentacion, por është ende një pjesë e mirë e ish-të persekutuarve të regjimit që ende nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi. Burime nga Ministria e Drejtësisë shprehen se pas datës 26 shtohet dhe numri i përfituesve, pasi janë futur në skemën e kompensimit dhe personat që kishin mangësi në dosje.
Mangësitë
Të njëjtat burime shprehen se në këstin e dytë të shpërndarjes është marrë parasysh dhe mosha e përfituesve. Pra, megjithëse ligji nuk ka kaluar ende në Kuvend, sërish është menduar të shtohet shuma e dëmshpërblimit për atë kategori personash që janë mbi 85 vjeç. Nga ana e qeverisë bëhet me dije se ky numër i kalon 400 personat. Më pas do të përfitojnë këstin e dytë në shumë të reduktuar, por sipas ligjit personat që kanë vuajtur në burgje dhe internime në bazë të vlerës së përllogaritur më parë. Burime nga Ministria e Drejtësisë shprehen se shumë prej ish-të përndjekurve nuk kanë marrë ende këstin e parë të dëmshpërblimit. Deri më tani ata që kanë përfituar kanë qenë diçka më shumë se 8000 persona, por mendohet të jenë mbi 20 mijë të tillë. Për këtë vit qeveria ka akorduar rreth 15 milionë dollarë për këtë shtresë, ndërkohë që shuma e përllogaritur për të përfunduar dëmshpërblimin e kalon vlerën 500 milionë dollarë.
Ligji i ri
Ndërkohë në Kuvend ende nuk kanë kaluar ndryshimet në ligjin për të përndjekurit, ku përfitojnë dhe ata që janë pushkatuar nga tetori deri më 30 nëntor të vitit 1944. Shtyrja e datës bën që të përfitojnë pasardhësit e atyre që u pushkatuan nga komunistët në periudhën 20 tetor–30 nëntor 1944, por përfitojnë dhe personat që janë dënuar për “terrorizëm”, një akuzë kjo që përdorej rëndom nga sistemi komunist. Për shembull, shumë të dënuar të revoltës së Qafëbarit nuk përfitonin nga ligji i mëparshëm, sepse ishin dënuar pikërisht në bazë të kësaj akuze. Gjithashtu dhe të dënuarit e Spaçit, apo ata që u dënuan dhe u pushkatuan për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike në fillim të viteve ’50. Akuza për terrorizëm përdorej jo pak dhe për ata që quheshin “sabotatorë”, siç mund të kenë qenë dënimet në naftë e të tjera si këto. Ndërkohë absurditeti i ligjit të mëparshëm ishin dhe dënimet apo pushkatimet pa gjyq në periudha të ndryshme kohore, të cilat shpresohen të ndryshohen me ligjin e ri. Në mënyrë paradoksale ligji i hartuar në vitin 200 njihte si vrasje politike pushkatimin pa gjyq, por kërkonte në të njëjtën kohë dhe vendimin e gjyqit, praktikë kjo që ka lënë jashtë skemës së kompensimit shumë familje kundërshtare të regjimit. Një rregullim tjetër është dhe njohja e vendimeve të komisioneve shtetërore tripalëshe të fillim viteve ’90. Këto komisione u ngritën pikërisht për të mbledhur dëshmitë dhe vërtetuar vrasjet e ndodhura nga komunistët për ata persona që nuk kishin vendime gjyqi, por që për një arsye ose një tjetër nuk u futën për zbatim në ligjin e vitit 2007. Kompensimi i të përndjekurve politikë kohët e fundit është vënë në qendër të debatit politik, për shkak se edhe e majta ka kthyer sytë nga kjo kategori, për të cilën më parë nuk flitej në asnjë rresht të programit.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë i la porosi ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi që të bëhet ç’është e mundur që të hiqen të gjitha pengesat ligjore për ish-të përndjekurit, me qëllim përfitimin sa më shpejt të këstit të dytë. Si afat për këtë Kryeministri la datën 20 mars. Pengesat ligjore, sipas ekspertëve, kishin të bënin me identifikimin e personave me moshë mbi 85 vjeç, por dhe ata që kanë mangësi në dosjet e dorëzuara në ministrinë përkatëse
Kësti i dytë
26 marsi është data e fillimit të shpërndarjes së këstit të dytë të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë të regjimit. Siç është bërë dhe herët e kaluara, emrat përfitues do të lajmërohen në medien e shkruar nga ministritë përkatëse pasi të merret vendimi në qeveri. Deri tani flitet se kanë përfituar kompensim rreth 8000 persona, që është ende larg nga numri i përgjithshëm i të përndjekurve, i cili shkon në mbi 20 mijë persona.
Debati politik
Çështja e ish-të përndjekurve është vënë së fundi në qendër të debatit politik në Shqipëri. Edi Rama para ca ditësh organizoi një tryezë, ku premtoi zgjidhjen e këtij problemi që ka të bëjë kryesisht me zvarritjen e dëmshpërblimit. Ky veprim solli jo pak reagime nga ana e mazhoracës, e cila e konsideroi këtë veprim të Ramës si një hipokrizi. E majta në Shqipëri cilësohet si pasardhës e PPSH-së, përgjegjëse për krimet e komunizmit gjatë 46 vjetve.
Shpërndarja e shpejtë
Në bazë të ndryshimeve të ligjit që po bëhen në Kuvend, përparësi për marrjen më shpejt të dëmshpërblimit do të kenë ata persona që janë mbi 85 vjeç. Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, ky numër nuk është më i madh se 400. PS-ja e kundërshtoi këtë propozim dhe kërkoi që mosha e përfitimit të shpejtë të jetë mbi 75 vjeç, por sipas Halimit kjo do të cenonte fondin e përgjithshëm për të përndjekurit dhe do të ulte numrin përfituesve
Ndryshimet në ligj
Një ndryshim i rëndësishëm që po i bëhet ligjit ka të bëjë me familjarët e atyre që përfitojnë nga pushimet në periudhën kohore 20 tetor–30 nëntor 1944, të cilët më parë ishin përjashtuar nga kompensimi. Gjithashtu i shtohen listës së kompensimit personat që kanë vendim të komisioneve tripalëshe. Duhet theksuar se ligji i mëparshëm kishte mjaft mangësi në formulim, pasi linte jashtë kompensimit financiar padrejtësisht një numër të madh personash.