E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me Begajn, Rama: Diskutime mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës! Përgatitje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Ka zgjatur rreth një orë takimi i kryeministrit Edi Rama me kreun e shtetit, Bajram Begaj në Presidencë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën me dije se informoi Presidentin mbi çështjet kryesore të këtij vitit qeverisës.

Po ashtu kreu i qeverisë thekson se së shpejti do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, teksa thekson se diskutoi me Begajn për fillimin e përgatitjeve si edhe për ndryshimet e ambasdorëve të Shqipërisë.   

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama.

Pas përfundimit të takimit me Begajn, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Kongreseve drejtuesit e institucioneve në vend, ku të pranishëm ishin edhe ministra e deputetë, ndërsa u bë një bilanc për vitin 2022 si dhe shpalosje e planit të punës për vitin 2023.

Këto takime të Ramës vijnë një ditë pas mbledhjes maratonë që zhvilloi me ministrat e kabinetit qeverisës. Takimi zgjati rreth 16 orë, ku u bë një analizë e detajuar e vitit që lamë pas. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›