E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me Brukselin pa deklarate te perbashket

Delegacioni i Parlamentit Europian per marredhniet me vendet e Ballkanit perendimor deklaroi sot se nese Shqiperia nuk arrin te permbushe perparesite kyce qe i ka percaktuar Komisioni Europian dhe nuk zgjidh krizen politike perparimi i saj ne rrugen e integrimit do te demtohen seriozisht e po ashtu edhe imazhi nderkombetar i vendit. Deklarata erdhi ne perfundim te takimit ne Bruksel me delegacionin e parlamentit shqiptar ku serish per shkak te mosmarreveshjeve mes deputeteve shqiptare nuk u arrit ne nje deklarate te perbashket.

Situata e tensionuar politike ne vend dhe debatet politike qe lidhen me garen zgjedhore per kryetarin e bashkise se Tiranes jane  transferuar edhe ne Bruksel. Per dy dite me radhe ne takimin nderparlamentare Bashkimi europian-Shqiperi ku merrnin pjese  anetaret e delegacionit per marredheniet me vendet e Ballkanit perendimor dhe  ata deputete shqiptare perfaqesues te te dy kraheve te politikes eshte diskutuar rreth zhvillimeve ne Shqiperi nder te cilat ne fokus serish ka qene ajo per te cilen ne deklaraten e tyre europarlamentaret shprehen shqeteesimin e thelle krizen politike qe pasoi zgjedhjet parlamentare te qershorit 2009 dhe ato te 8 majit.

Ne fakt eshte hera  pare qe ne perfundim te takimeve te tilla dilet me nje deklarate te njeanshme. Por duket se europarlamentaret jane kushtezuar nga fakti se ne te tretin takim radhazi perfaqesuesit shqiptare nuk bien dakort me tekstin e deklarates.

Duke ju referuar situates se krijuar delegacioni i parlamentareve europian  i ben thirrje te dyja paleve qeverise dhe opozites te bashkepunojne qe te arrijne nje marreveshje ne respekt te kuadrit te institucioneve demokratike.

Paralajmerimet e eurodeputeteve jane te qarta.  Ata nenvizojne se paqendrueshmeria e fundit politike ka demtuar rende poziten nderkombetare te vendit dhe perspektiven e tij europiane dhe shprehin keqardhjen se pavaresisht perpjekjeve te shumeanshme te parlamentit europianKomisionit dhe Keshillit te europes per te nxitur dialogun mes kampeve politike te dy krahet kane qene paafta deri me tani te gjejne nje kompromis per te miren e vendit dhe qytetareve shkruhet ne deklarate ne te cilen theksohet se nese perparesite kyce te permendura ne opinionin e Komisionit europian per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat nuk do te permbushen sic duhet dhe kriza politike nuk zgjidhet pa vonesa te metejshme perparimi ne marredheniet institucionale mes Shqiperise dhe Bashkimit europian do te demtohen seriozisht shprehen eurodeputetet te cilet theksojne se parlamenti europian nuk do te perfshihet ne mosmarreveshjet elektorale dhe do te qendroje i paanshem por ne te njejten kohe pret qe mosmarreveshjet te zgjidhen ne respekt te plote te kuadrit ligjor dhe kushtetues te Shqiperise dhe nese do te jete e nevojshme me ndihmen e mundhme te institucioneve nderkombetare duke ju referuar keshtu idese se hedhur nga vete kryetari i delegacionit parlamentar per marredheniet me vendet e Ballkanit perendimor Eduard Kukan per perfshirjen e mundshme te komisionit te Venecias ne ndihme te institucioneve shqiptare zgjedhore.

Ne deklaraten ne perfundim te takimit te Brukselit vleresohet zhvillimi i sukseshem i procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe nenvizon se qytetaret shqiptare e shfrytezuan ate ne menyre te pergjegjshme dhe pa abuzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›