E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja

Ne Shqiperi Gjykata Kushtetuese vendosi sot ti heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja pas kerkeses se paraqitur nga Partia Demokratike per shkelje te Kushtetutes.

Gjykata e ka gjetur te drejte pretendimin e ngritur nga demokratet se ne nentor te vitit 2009 deputeti Beqja kishte perfituar permes nje kompanie ne te cilen ishte ortak nje tender nga Bashkia e Durresit per instalimin e disa sistemeve elektronike nderkohe qe Kushtetua ndalon qe deputetet te perfitojne nga fondet publike. Zoti Beqja kishte kundershtuar me argumentin se ne ate kohe ai ende nuk kishte bere betimin si deputet dhe per pasoje sipas tij mandati parlamentar nuk kishte hyre ne fuqi. Zoti Beqja u zgjodh ne zgjedhjet e qershorit 2009 ne zonen e Shkodres. Tani vendin e tij do ta zere nje deputete po e ketij qarku e cila e pasonte ate ne listen e kandidateve te opozites.

Po sot parlamenti rrezoi nje tjeter kandidature per anetare te Gjykates se Larte te paraqitur nga presidenti Bamir Topi. Manjola Bejleri nuk mori votat e se djathtes sipas te cileve ajo nuk permbushte kriteret. Komisioni i ligjeve eshte shprehur nderkohe kunder edhe tre emrave te tjere te propozuar nga kreu i Shtetit per ne Gjykaten Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›