E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formohet qeveria gjeorgjiane Ivanishvili kryeminister

Kreu i koalicionit “Ëndrra Gjeorgjiane”, Bidzina Ivanishvili, i cili ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, ka emëruar sot anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Brendshëm, të Mbrojtjes, të Jashtëm dhe atë të Drejtësisë. 
Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër i qeverisë së re. Partia e presidentit Mikheil Saakashvili, e cila ka dominuar parlamentin në tetë vjetët e kaluar, do të dalë në opozitë. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar do të publikohen pasi që gjykatat të shqyrtojnë rastet e dyshuara të manipulimeve. Ivanishvili ka thënë se do t’i përmirësojë lidhjet e Gjeorgjisë me Rusinë fqinje dhe në të njëjtën kohë do të integrojë vendin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Midis anëtarëve të qeverisë së ardhshme do te jene dhe Maia Panjikidze, një ish-ambasadore ne Gjermani dhe Holandë, i cila do të bëhet ministre e Jashtme dhe Irakly Alasania, një ish-ambasador në OKB, i cili do të marrë postin e ministrit të mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›