Chavez fiton nje mandat tjeter

Hugo Chavez ka fituar mandatin e katërt si president i Venezuelës pasi mori 54% të votave në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara ditën e dielë, ku votoi 81% e popullsisë.
Festimet e shume mbështetësve të Chavez pushtuan rrugët e kryeqytetit Karakas pas zyrtarizimit të rezultatit. Kandidati tjetër Enrique Capriles mori 44.97% të votave.
Chavez tha se Venezuela do të vazhdojë marshimin e saj drejt socializmit, por gjithashtu premtoi se ai do të jetë një "president i mirë".
“Revolucioni ka triumfuar. Venezuela do të vazhdojë marshimin e saj drejt socializmit demokratik të shekullit 21. Rroftë Venezuela! Rroftë Atdheu! Kjo ishte një fitore perfekte në një betejë perfekte”, deklaroi presidenti para turmës që ishte mbledhur para pallatit presidencial Miraflores.
Capriles nga ana e tij e pranoi humbjen duke përgëzuar fituesin e zgjedhjeve, por duke theksuar se opozita nuk duhet të ndihet e mposhtur.
“Dua të përgëzoj kandidatin, presidentin e republikës. Kemi mbjellë farat në të gjithë Venezuelën dhe e di që nga këto fara do të kemi pemë në të ardhmen”, deklaroi Capriles.
Hugo Chavez është në pushtet që nga viti 1999 dhe është shprehur se i duhet edhe një mandat 6-vjeçar për të vazhduar “revolucionin bolivian” drejt socializmit.
Chavez, 58 vjeç, u diagnostikua me kancer vitin e kaluar, por thotë se ai tani është shëruar plotësisht.Venezuela është një prodhues i madh të naftës dhe çmimet e larta të naftës kanë lejuar qeverinë e tij për të financuar kujdesin shëndetësor, programet e arsimit dhe strehimit social.
Analistët thonë se fitorja e Z. Chavez do të jetë i mirëpritur nga disa vende në rajon - duke përfshirë Kubën dhe Nikaragua - që përfitojnë nga nafta e venezueles .
Ai gjithashtu ka lidhje të forta me presidentin e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner, mbështet mosmarrëveshjen e sovranitetit te Argjentinës me Britaninë mbi Ishujt Falkland. Pasi u publikua rezultati zgjedhjeve, Presidenti Fernandez shkroi ne tuitter "Fitorja juaj është fitorja jonë , fitorja e Amerikës së Jugut dhe Karaibe!"